• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rudina Hajdari: Dy gabimet e mëdha që Basha bëri ndaj Ramës. Sot do ishim në pushtet nëse këto 2 vendime…!

by Java News
13/04/2022 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish deputetja e PD, Rudina Hajdari ka folur mbi gjendjen aktuale brenda partisë Demokratike ku ndër të tjera ka përcaktuar gabimet strategjike të bëra nga ish kryedemokrati Basha.

Hajdari e ftuar në një emision televiziv, tha se nëse Basha nuk do kishte hequr dorë nga mandatet në vitin 2019 dhe nuk do të kishte bojkotuar zgjedhjet lokale të atij viti, sot PD do të ishte në pushtet.

Gjithashtu ish deputetja shtoi se zgjedhjet lokale të 6 marsit, vërtetuan se ish kryeministri Sali Berisha ende kishte një mbështetje të madhe brenda partisë Demokratike.

Hajdari: PD po ripërtërihet por e gjithë pesha për këtë proces duhet të jetë tek anëtarësia sepse ata janë larguar së fundmi sepse kontributi i tyre nuk është shpërblyer. Janë marrë dy vendime si lënia e mandatit dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale të 2019 të cilat ndikuan shumë në këtë gjendje. Nëse nuk do ishin marrë këto dy vendime sot PD do ishte në pushtet. Nga pikëpamja strategjike këto ishin gabimet e Bashës por më pas ishin edhe gabimet e brendshme në PD.

Unë mendoj se ndryshime të dobishme kanë qenë ato që janë ndërmarrë në Kuvendin e 11 dhjetorit, ku është zvogëluar pushteti i kryetarit siç mund të përmendim votëbesimin nëse do të ketë humbje të zgjedhjeve. Basha nuk e bëri këtë. Tashmë duhet të lëmë pas të kaluarën e lidershipit të Bashës dhe të ecim përpara me një lidership të ri të cilët do jenë të votuar nga anëtarësia.

Pyetje: Keni qenë kritike e Berishës duke e fajësuar për emërimin e Bashës, ka ndryshuar qëndrimi juaj apo Berisha?

Hajdari: Unë isha kritike ndaj Berishës sepse gjatë viteve që Basha ishte kryetar për 9 vite, ai nuk ngriti njëherë gishtin për shumë vendime të gabuara që i ndërmori. Mendoj se ata të dy ndajnë përgjegjësi në këtë proces, por në fund të ditës është në dorë të anëtarësisë. Zgjedhjet e 6 marsit konfirmuan se Berisha ende ka një mbështetje brenda PD-së dhe kjo është e pamohueshme. Basha e degradoi partinë deri në atë pikë sa në zgjedhjet e 6 marsit doli forcë e tretë./m.j

Next Post
Ilir Meta i “dorëzohet” Zotit, dekoron pastorin me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”: I përkushtuar

Ilir Meta i "dorëzohet" Zotit, dekoron pastorin me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”: I përkushtuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In