• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rudi Vata: Misioni u krye, De Biasi ikën pas Euro 2016

by A R
12/11/2015 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rudi Vata është i bindur se trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, do të largohet nga pankina kuqezi pas Europianit të Francës. Në një intervistë për televizionin “Ora News” në mbrëmjen e dy ditëve më parë, ish-kapiteni i përfaqësueses ka folur për çështjet më “të nxehta” të Kombëtares, duke nisur nga përzgjedhja e lojtarëve për Europianin “Francë 2016”, tek e ardhmja e italianit dhe deri te polemikat më të fundit të trajnerit të Kosovës, Albert Bunjaki.

Rudi, Kombëtarja është mbledhur për dy miqësoret ndaj Kosovës dhe Gjeorgjisë, në një kohë që mendja është tek Europiani…

Së pari, për mua dhe besoj se edhe për çdo shqiptar anembanë botës, mendoj se është një arritje e madhe që u kualifikuam për në Europianin e Francës. Kjo i ka dhënë kombit tonë vlera të jashtëzakonshme.

Tashmë duket sikur do bëhet çështje para kohe përzgjedhja e lojtarëve. De Biasi ka thënë se do të zgjedhë nga grupi prej 32 lojtarësh që u angazhuan në eliminatoret e fundit, në një kohë që të grumbulluar në Francë do të jenë vetëm 23 futbollistë…

Mendoj se De Biasi ka të drejtën absolute të veprojë kështu. Gjithsesi, ai mund të thotë diçka tani, por mund të veprojë ndryshe kur të vijë momenti i Europianit. Në futboll gjërat ndryshojnë shpejt dhe nuk është gjithçka absolute. Atë situatë që trajneri mund ta ketë sot, ndoshta nuk e ka pas 6 muajve. Unë jam i sigurt se De Biazi ka edhe 2-3 “asë nën mëngë”, pra lojtarë të rinj që do të grumbullojë.

Jeni i mendimit se duhet vlerësuar më shumë grupi i lojtarëve që e çoi ekipin në Europian?

Unë besoj se shumica e lojtarëve që na kualifikoi meritojnë të jenë në Europian. Sigurisht që mund të ketë edhe ndonjë surprizë gjatë rrugës. Pse të mos kemi ndonjë lojtar që na shton vlerat.

E prisni që De Biasi të ketë shumë presion për listën përfundimtare?

Natyrisht që ka presion, i cili do të vijë në rritje. Ambienti ynë dihet dhe mendoj se nuk do ta ketë të lehtë trajneri. Por, me eksperiencën që ka fituar dhe mënyrën sesi i ka kuptuar gjërat në Shqipëri, ai do të dijë ta menaxhojë më së miri edhe këtë moment. Do të ketë ndoshta më pak stres, sesa një tjetër trajner shqiptar që mund të ishte në pozicionin e tij.

Si e kuptuat deklaratën e trajnerit se “do të luajë ai që është në formë dhe jo kush paguan”?

Kështu duhet të jetë dhe ekziston kudo, por në Shqipëri ka njerëz që mendojnë se përmes parave mund të arrijnë gjithçka. Ne prandaj kemi probleme si vend dhe miqësia ka qenë pjesë e jetës së çdo shqiptari. Ndoshta shpeshherë u është ngrënë haku atyre lojtarëve që kanë pasur vlera dhe vendin e tyre e kanë zënë të tjerë që nuk e kanë merituar. Me De Biasin kemi bërë shumë gjëra të mira, por bashkë me FSHF-në. Presidenti Duka ka meritë për përzgjedhjen e trajnerit, pasi nëse nuk do të kishim De Biasin, atëherë nuk do të ishim në Europian.

A mund të bëjë ndonjë surprizë Kombëtarja në Europian, duke kaluar grupin?

Sa më i suksesshëm të jesh, aq më tepër rritet përgjegjësia. Ne presim më shumë tashmë nga skuadra, por nuk është normale që të mendojmë se vetëm ata do të shkojnë aty për formalitet. Nëse eliminohemi nuk ka asgjë të keqe, sepse kjo është diçka e pritshme, pasi arritja më e madhe për ne është mbërritja deri në Europian. Është diçka logjike, por nëse bëjmë një surprizë, do ishte fantastike. Edhe formati i UEFA-s të bën të besosh. Kjo është e bukura e Europianit, sepse çdo gjë ka ndryshuar. Unë jam optimist dhe njëkohësisht realist. Besoj se çdo gjë është e mundur, sepse ne nuk kemi presionin e fitores, Shqipëria thjesht do të luajë për krenarinë e kombit. Presionin do ta kenë kundërshtarët tanë, pasi janë më me traditë dhe më lart se ne, prandaj dhe do ta kenë për detyrim fitoren.

Me nuhatjen tuaj, si e shikoni të ardhmen, a do të ketë ndryshime te Shqipëria pas Europianit?

Di të them se De Biasi do të largohet.

Përse mendoni kështu?

Sepse e ka mbaruar misionin me arritjen në Europian dhe këtu përfundon gjithçka. De Biasi bëri dy edicione te Shqipëria, teksa u kritikua shumë në të parin dhe triumfoi në të dytin. Tashmë ai do të kërkojë të marrë maksimumin nga Europiani dhe më pas të iki. Jam i bindur që De Biasi ka dy-tri alternativa të tjera, që i ka të gatshme dhe pas Europianit do të zgjedhë më të mirën për karrierën e tij.

Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, është ankuar për lojtarët që i ka marrë Shqipëria së fundmi. Si e gjykoni këtë situatë?

Ne pretendojmë të jemi një komb, por duhet të kuptojmë se edhe dy vëllezër në një shtëpi ngatërrohen me njëri-tjetrin. Rëndësi ka që duhemi dhe është e natyrshme që do të debatojmë. Pra, Shqipëria do të marrë tani ndonjë “gur” te Kosova dhe herë tjetër do të na i marrin ata. Rëndësi ka që të ekzistojë paqja dhe harmonia, kjo është primare. Pastaj, kur Kosova të anëtarësohet, lojtarët do të bëjnë llogaritë e tyre për karrierën dhe përderisa Shqipëria është aktualisht në Europian, është krejt e logjikshme që kosovarët të vishen kuqezi.

PANORAMA

Next Post

Vrasja e Linzës, zbulohen emrat e pesë autorëve të dyshuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In