• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ruçi takon ish- ambasadorin e SHBA, Arvizu: Vendi i opozitës është në Kuvend!

by Java News
26/11/2018 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryparlamentari Gramoz Ruçi zhvilloi sot një takim me ish-Ambasadorin e ShBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Ky i fundit ndodhet në Shqipëri për ceremoninë e dekorimit nga Presidenti i Republikës Ilir Meta “Për merita të veçanta civile”.

Gjatë fjalës së tij Ruçi e falënderoi Arvizun për misionin e tij të suksesshëm në Tiranë. “Ju jeni jo thjesht ambasadori më jetëgjatë i ShBA në Tiranë, por një ambasador shumë i suksseshëm. Ne, shqiptarët, e duam të gjithë Amerikën, por Ju shumëfishuat simpatinë tonë për këtë komb të madh paqësor, demokratik e liridashës. Ju kini qenë konsistent dhe konstant në qëndrimet Tuaja, si me shumicën qeverisëse, ashtu edhe me opozitën. Unë, personalisht, kam konstatuar dashamirësinë, korrektësinë, principialitetin dhe paanësinë Tuaj, si gjatë shërbimit ndaj vendit në opozitë, ashtu edhe pas vitit 2013, kur Partia Socialiste u bë partia qeverisëse e vendit. Ju keni bërë maksimumin për të zbutur konfliktet e ashpra politike në Shqipëri dhe na jeni gjendur pranë të gjithëve, qeverisë dhe opozitës, me ndërhyrjet Tuaja në kohën e duhur, në vendin e duhur dhe me elegancën e duhur. I jeni gjendur pranë jo thjesht politikanëve, por popullit shqiptar. Ne, shqiptarët, të gjithë e duam Amerikën. Por Ju na e shumëfishuat respektin dhe dashurinë për këtë vend të madh demokratik, paqësor, dhe luftëtar për lirinë e popujve. Shqiptarët dëshirojnë që ShBA të vazhdojë të kontribojë për zhvillimin, paqen, lirinë, demokracinë dhe paqen kudo në botë. Ju jeni larguar vetëm fizikisht nga Shqipëria sepse jeni në mendjet dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve. Dekorata e akorduar nga Presidenti i Republikës shpreh mirënjohjen e të gjithëve ne, institucioneve dhe qytetarëve të këtij vendi. Ju atë e meritoni plotësisht, por kontributi Juaj për forcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe ShBA është shumë më i madh se kjo dekoratë e lartë.”, tha Ruçi.

Ndërkohë ambasadori Arvizu u shpreh se e njeh luftën e ashpër politike në Shqipëri. “Por vendi i opozitës është në Kuvend dhe me prezencën dhe betejat e saj politike e parlamentare ajo duhet tu japë shqiptarëve dhe mbështetësve të saj arsye dhe motive për ta votuar. Shqiptarët nuk duhet të humbasin shpresën dhe besimin te vetja e tyre se Shqipëria mund të bëhet. Ata vetë duhet të kontribojnë për ndryshimin si edhe për përballimin e problemeve që ka vendi, si korrupsioni, lufta kundër krimit të organizuar etj. Vetë Shqipëria është një vend dhe një partner i besueshëm.” Ambasadori Arvizu vlerësoi edhe progresin e Shqipërisë drejt integrimit europian. “Shqipëria meriton më shumë nga BE, edhe pse në disa raste ka qenë “viktimë” e standarteve të dyfishta dhe nuk ka marrë atë që meriton. Shqipëria është e qartë që për të nuk ka alternativë tjetër përveç marshimit drejt BE-së dhe fuqizimit të marrëdhënieve me ShBA.”

ma.me

Next Post
Mediat gjejnë pasuesin e Gattusos te Milani

Gattuso replikon me Salvinin: Kur flet për futboll do të thotë që vendi është vërtet keq!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
Grenell: Dialogun në vazhdim ta udhëheqë ShBA-ja

Grenell pritet të largohet nga drejtimi i Kennedy Center

March 13, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata sillet sikur Balluku është ende ministre

March 13, 2026
Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In