• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ruçi takim me ambasadorin e OSBE/ Monaco: Mbështesim realizimin e rekomandimeve të raportit përfundimtar për zgjedhjet

by
27/05/2021 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti në takim Shefin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco. Në fokus të bisedës ishte bashkëpunimi i frytshëm i deritanishëm i Kuvendit të Shqipërisë dhe Prezencës së OSBE-së në Tiranë.

Kryetari i Kuvendit e vlerësoi punën e mirë që Prezenca ka bërë ndër vite në mbështetje të reformave gjithëpërfshirëse të Shqipërisë dhe të axhendës për modernizimin e vendit, në përputhje me mandatin e Prezencës dhe nevojat e përparësitë e zhvillimit vendit.

Në veçanti, Ruçi shprehu mirënjohje për bashkëpunimin me Kuvendin për reformat në drejtësi, modernizimin e administratës publike, bashkëpunimin rajonal, barazinë gjinore, mbështetjen e të rinjve, si dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta, siç është projekti PACEP, zbatues të të cilit janë Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Instituti Demokratik Amerikan (NDI).

Ambasadori Del Monaco e falenderoi Ruçin për mundësinë e takimit, dhe u shpreh se Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, e cila ndër vite ka qenë ndër partnerët më të afërt të Kuvendit të Shqipërisë dhe i popullit shqiptar, do të vijojë të mbetet një mbështetëse e fortë e institucioneve dhe qytetarëve shqiptarë në përpjekjet për të ndërtuar një demokraci funksionale.

Gjithashtu, Ambasadori Del Monaco shprehu gatishmërinë që Prezenca e OSBE-së në Tiranë të mbështese institucionet shqiptare per realizimin e rekomandimeve që do të përmbajë raporti perfundimtar i OSBE/ODHIR për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 25 prill 2021.

/b.h

Next Post
Pse Basha, nuk e do demokracinë, veçanarisht atë amerikane…

Pse Basha, nuk e do demokracinë, veçanarisht atë amerikane...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In