• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ruçi: S’ka ndryshime, zgjedhjet në janar

by A R
26/10/2015 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk do të ndryshojë asnjë vendim i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në lidhje me afatet e caktuara për procesin zgjedhor brenda kësaj partie që ka nisur që në shtator dhe do të përmbyllet në muajin dhjetor e më pas, në fund të janarit kur do të mblidhet Kongresi i PS-së. Kreu i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Gramoz Ruçi, konfirmon për gazetën “Shqip” zbatimin e vendimeve të Asamblesë mbledhur në fund të muajit korrik, ku shtoi se çdo lajm tjetër është thjesht një telenovelë mediatike, duke iu referuar këtu lajmit të shtyrjes së mbajtjes së Kongresit pas një kërkese të deputetit të Qarkut të Vlorës, Koço Kokëdhima. Ai rikonfirmoi edhe një herë se muaji dhjetor do ta gjejë PS të ristrukturuar dhe vendimmarrjet e tjera në lidhje me statutin e partisë, i cili është në proces përmirësimi dhe ndryshimi në përshtatje me statutet e partive të majta Europiane, do të votohen në fund të janarit. “Asambleja Kombëtare ka marrë vendimet e saj. Është e qartë që asgjë nuk ndryshon. Çdo lajm tjetër është një telenovelë mediatike”, konfirmon kreu i grupit parlamentar të deputetëve socialistë. Në mbledhjet me dyer të mbyllura në selinë e PS-së një javë më parë nuk kanë munguar as tonet e ashpra për shtyrjen e vendimmarrjes së Asamblesë në lidhje me Kongresin, çka ka lindur pas propozimit të Kokëdhimës me argumentin se në Qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës, strukturat e partisë nuk kanë ecur me afatet e Asamblesë për të përmbyllur çdo fazë të caktuar. Kjo ka ngjallur debate mes deputetëve të Vlorës, ku Kokëdhima në media ka mohuar gjithçka, duke thënë se nuk ka kërkuar asnjëherë shtyrje të Kongresit.

Afatet sipas Asamblesë

Duke iu referuar vendimeve të miratuara në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, ristrukturimi i së majtës ka nisur në muajin shtator me fazën e parë që është regjistrimi i anëtarësisë të partisë sipas organizatave socialiste, e cila do të vijojë deri në nëntor. Ndërsa deri më 10 dhjetor pritet që të mbahen edhe zgjedhjet në çdo organizatë të PS-së. Një tjetër proces me rëndësi për të majtën është dhe ai për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit, të cilët, sipas kryetares të Forumit të Gruas në PS, Olta Xhaçka, do të synohet që të zbatohet një kuotë e tillë përfaqësimi 50% femra dhe 50% meshkuj. Për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit do të respektohet parimi “një anëtar, një votë”, ku për strukturat e partisë brenda vendit është 1 delegat për 100 anëtarë partie, ndërsa për strukturat e partisë në emigracion përfaqësimi i 1 delegati do të bëhet për 200 anëtarë partie. Referuar vendimit të Asamblesë për zgjedhjet e kryetarëve të 61 degëve si dhe konstituimin e asambleve të këtyre degëve në çdo bashki, zgjedhjet do të zhvillohen deri më 15 dhjetor. Asambleja ka përcaktuar që sipas këtyre fazave do të zhvillohen njëkohësisht zgjedhjet edhe në strukturat e partisë në emigracion.

Strategjia për 2017

Fokusi i partisë më të madhe në pushtet nuk është vetëm riorganizimi i strukturave të partisë, por dhe efektshmëria e tyre për zgjedhjet e ardhshme në vitin 2017. Për këtë, direktivat nga kreu i PS-së, jepen në çdo takim me deputetët apo dhe së fundmi në takimin e së premtes me koordinatorët e 6 rajoneve që është ndarë e majta. Shtimi i anëtarësisë deri në 150 mijë, por edhe afrimi i figurave me kontribute pranë së majtës janë këshillat nga kryesocialisti. Gjithsesi për gjithë këtë, PS ka ngritur edhe grupin e punës që është duke hartuar strategjinë me të cilën e majta do të synojë të qëndrojë ende në pushtet dhe për një tjetër mandat qeverisës.

Gazeta Shqip

Next Post

Bai Ling, aktorja kineze aspak “Tradicionale” (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

April 6, 2026
“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

April 6, 2026
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

April 6, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Për kë duhet të votojnë shqiptarët?

April 6, 2026
Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…

Braçe denoncon rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

April 6, 2026
Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

April 6, 2026
Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

April 6, 2026
Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

April 6, 2026
 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In