Ruçi sfidon PD: SHBA të hetojë edhe Gërdecin, 21 Janarin dhe Rrugën e Kombit
Kryetari i Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi deklaroi nga sot në Parlament se Partia Socialiste është pro hetimi të aferës së CEZ-it, por që hetimi të jetë i gjithanshëm dhe të nisë që nga privatizimi i kompanisë.
“PS është për hetim të gjithçkaje edhe të kësaj çështjeje, por është për një hetim të ligjshëm, kushtetutes e gjithëpërfshirës dhe jo selektivë. Siç kërkoni ju, këtë e këtë se doni të përjashtoni veten. Të hetohet nga A tek ZH. Që nga privatizimi, kur ne ishim kundër”, deklaroi Ruçi.
Duke shpjeguar pse kërkesa e PD-së nuk hyri në rendin e ditës, ai tha se se PS nuk kishte kundërshtime me përmbajtjen e pr/ligjit të PD, por procedurën.
“Maxhoranca nuk kundërshtoi përmbajtjen e kërkesës së PD-së. Ajo që ne kundërshtuam ishte se nuk mund të kalojë një procedurë e tillë të përshpejtuar parlamentare. Jo se nuk duam ne por nuk na lejon Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit”, deklaroi Ruçi.
Më pas Ruçi i bëri edhe një sfidë opozitës, duke deklaruar se PS është e gatshme që hetues nga Shtetet e Bashkuara të mos hetojnë vetëm CEZ-in, por tre dosjet më të rënda të viteve të fundit: Gërdecin, 21 Janarin dhe Rrugën e Kombit









