• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ruçi pret ministrin sllovak, fokusi te reformat integruese

by A R
07/03/2018 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi priti sot në një takim Ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Ivan Korčok dhe delegacionin që e shoqëronte në kuadër të vizitës së tij në vendin tonë.

Në këtë takim, dy personalitetet e larta vlerësuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe popujve tanë dhe shprehën vullnetin e përbashkët për zhvillimin e mëtejshëm të tyre dhe të bashkëpunimit shumë të mirë dypalësh në fusha me interes të ndërsjellë. Në këtë prizëm u vlerësua veçanërisht dëshira për të intensifikuar, por edhe për të zbuluar potenciale të reja bashkëpunimi në aspektin ekonomik, në fushën e energjetikes, infrastrukturës, si dhe atë të turizmit.

Kryetari i Kuvendit vuri në dukje zhvillimet pozitive në ndërmarrjen dhe realizimin e reformave të rëndësishme për vendin dhe procesin integrues. Ruci nënvizoi hapat e qenësishëm të ndërmarrë për përmbushjen e rekomandimeve të Komisionit Europian për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, duke theksuar miratimin dhe fillimin e zbatimit të Reformës në Sistemin e Drejtësisë. Kryetari i Kuvendit shprehu besimin se arritjet konkrete të Shqipërisë, në drejtim të përmbushjes së detyrimeve të anëtarësimit do të jenë baza e vlerësimit nga vendet anëtare të BE-së për hapjen e negociatave. Në këtë kuadër, Ruçi kërkoi mbështetjen e Sllovakisë për Shqipërinë në këtë proces.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu mbi ecurinë e procesit të integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe nevojës për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal, i cili është një nga shtyllat kryesore ku mbështetet Procesi i Stabilizim Asociimit. Kryetari i Kuvendit, duke vlerësuar procesin e integrimit të rajonit si thelbësor për nxitjen e ndërveprimit dhe stabilitetit, theksoi rolin konstruktiv dhe pro-aktiv të Shqipërisë në rajon, në dobi të  marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal.

Ministri Korčok  u shpreh se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të tejkalojnë të shkuarën, të forcojnë bashkëpunimin politik dhe ekonomik mes tyre dhe të mundësojnë zgjidhjen e çështjeve ende të hapura në mënyrë që të konsolidojnë ecurinë e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Duke vlerësuar hapat e hedhur nga Shqipëria në përmbushjen e detyrimeve të anëtarësimit në BE, Ministri Korčok shprehu mbështetjen dhe urimin që viti 2018 të jetë një vit i mbarë për aspiratën e Shqipërisë për integrimin në BE./a.m.

 

Next Post
Kush është shkencëtarja që refuzoi takimin me Ajnshtajnin, shitet letra që i dërgoi

Kush është shkencëtarja që refuzoi takimin me Ajnshtajnin, shitet letra që i dërgoi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In