• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ruçi pret Koordinatoren e re të OKB-së: Inkurajojmë nismën për zgjidhjen e çështjeve në Ballkanin Perëndimor

by Ardit Rada
14/10/2020 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Koordinatoren e re të Përhershme të OKB-SË në Shqipëri, Fiona McCluney, me rastin e fillimit të detyrës së saj në Tiranë.
Z. Ruçi shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e mëtejshëm midis Shqipërisë dhe OKB-së si edhe gadishmërinë për thellimin e këtij bashkëpunimi dhe vlerësoi mbështetjen e institucioneve shqiptare dhe shtresave më të prekshme të popullsisë, për të luftuar COVID-19.

Shqipëria vlerëson përkrahjen e OKB-së për progresin e Objektivave të Zhvillimit të Qendrueshëm në Shqipëri. Shqipëria miratoi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, së bashku me të gjitha shtetet e tjera anëtare të Kombeve të Bashkuara, në shtator të vitit 2015. Me krijimin e Fondit të Përshpejtimit të këtyre Objektivave, që nënvizon partneritetin e Qeverisë së Shqipërisë dhe të Kombeve të Bashkuara, po kontribuohet në përshpejtimin e realizimit të tyre. Kuvendi ka miratuar një rezolutë mbi Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm në Shqipëri, në dhjetor 2017. Në shkurt 2020 Kuvendi ngriti nënkomisionin “Për zhvillim të qëndrueshëm”, i cili funksionon në përbërje të Komisionit të përhershëm Parlamentar për Ekonominë dhe Financat.

“Shqipëria inkurajon nismën e fundit të OKB-së mbi “Mbështetjen e Dialogut, Ndërtimin e Besimit dhe Pajtimin në Ballkanin Perëndimor”. Filozofia e nismës së OKB-së është e lavdërueshme dhe shkon me frymën e zgjidhjes së çështjeve rajonale, të së kaluarës dhe të tashmes, përmes dialogut. Të gjithë duhet të përpiqemi ta bëjmë atë të suksesshëm.”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Koordinatorja e re e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, Znj. Fiona McCluney, falenderoi Kryetarin e Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, për angazhimin institucional dhe personal si edhe rolin e tij konstruktiv në hartimin e legjislacionit shqiptar si edhe bashkëpunimin me organizatat e sistemit të OKB-së. Ajo shprehu vlerësimin që reforma zgjedhore, përveç çështjeve të tjera, ka arritur të garantojë edhe barazinë gjinore në përfaqësimin në Kuvendin e Shqipërisë dhe vuri në dukje punën e lavdërueshme të Kuvendit dhe të Kryetarit Ruçi për ratifikimin e konventave ndërkombëtare dhe hartimin e legjislacionit në mbështetje të të drejtave të njeriut, fëmijëve, refugjatëve dhe azilkërkuesve.

/e.rr

Next Post
Rikthehet OFL/ Sekuestrohen 9 makina luksoze në disa qytete, një personi i bllokohet pasaporta

Emrat/ Të dënuar për vrasje me paramendim, OFL "shënjestron" 4 të fortët: 48 orë kohë për deklarimin e pasurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In