• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ruçi në Zagori, mesazh për 75- vjetorin e themelimit të Brigadës së 8-të

by Java News
26/04/2019 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot, në Sheper të Zagorisë, Këshilli i Qarkut Gjirokastër organizoi ceremoninë e festimit të 75 vjetorit të krijimit të Brigadës së Tetë të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u dërgoi një mesazh urimi pjesëmarrësve në këtë ceremoni, të cilën e lexoi Kryetari i Qarkut Armand Hilaj, i cili vendosi edhe kurorën e përgatitur nga Kuvendi i Shqipërisë në emër të Kryetarit të Kuvendit.

“Në pamundësi për të marrë pjesë fizikisht në këtë ngjarje të shënuar, ju dërgoj përshëndetjet dhe urimet e mia më të sinqerta: të rroni ju, fëmijët dhe pasardhësit tuaj! Ta festojmë jetë e mot krijimin e Brigadës së Tetë dhe të formacioneve të tjera luftarake të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të partizanëve, antifashistëve dhe çlirimtarëve shqiptarë!

Brigada e Tetë u krijua në Sheperin e pushkës e të penës. Atje ku u kurorëzua kjo njësi e madhe luftarake, 64 vjet më parë kishte lindur dhe kishte kënduar me gjithë fuqinë e shpirtit për mëmëdheun e lirë vjershëtori ynë i shquar Andon Zako Çajupi. E kam thënë dhe po e përsëris se asgjë nuk është më frymëzuese sesa Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare, që qëndron si një margaritar në gjerdanin e stolive të popullit shqiptar.

Sot përulem me nderim të thellë para veprës së 915 luftëtareve e luftëtarëve të Brigadës së Tetë, të batalioneve që formuan këtë formacion si “Ҫamëria”, “Perlat Rexhepi”, “Koto Hoxhi”, “Misto Mame”, “Thanas Ziko”, “Dëshnica”; Grupi i Parë dhe i Tretë i Kurveleshit dhe zona e Mallakastrës. Përulem para veprës dhe kujtimit të 93 kuadrove drejtues e komandues të Brigadës, 66 shoqeve partizane dhe 46 partizanëve-pionierë të saj.Nderoj veprën dhe kujtimin e drejtuesve të shquar të Brigadës, Asaf Dragoti dhe Qazim Kondi dhe më vonë Feti Smokthina dhe Rasim Baze. Menjëherë pas krijimit, Brigada e Tetë u ngarkua me një mision të vështirë: mision të cilin vajzat dhe djemtë partizane të saj e kryen me sukses.

Njësitë e saj siguruan punimet e Kongresit të Përmetit, luftuan me vetëmohim për çlirimin e Gjirokastrës, Beratit, Konispolit, Lushnjës dhe Tiranës, dhe mjaft fshatrave e krahinave të tjera, madje edhe përtej kufirit shqiptar. Rreth një e treta e rreth 400 luftimeve dhe veprimeve luftarake të Brigadës janë kryer jashtë kufirit, në Mal të Zi dhe në Bosnjën Jugore, deri në Vishegrad, në përbërje të Divizionit VI. Në altarin e lirisë qëndrojnë sot dhe do të jenë përjetësisht 148 partizanë e partizane të Brigadës së Tetë, të cilët dhanë jetën për lirinë dhe atdheun, 3 prej të cilëve janë nderuar me titullin e lartë “Hero i Popullit”. Sot Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare duhet e largët në kohë. Por ajo është aq afërt për nga vlerat që u dha Shqipërisë e shqiptarëve, për nga mesazhet e fuqishme që mbart e rrezaton, për nga mësimet e vyera që na ka lenë.

Sot jetojmë në demokraci dhe gjithkush është i lirë të flasë, të shkruaj, të gjykojë e të interpretojë si dëshiron. Por asgjë nuk mund të errësojë veprën e lavdishme të partizanëve e komandantëve shqiptarë, të vajzave e djemve të Shqipërisë që luftuan e ranë për lirinë e saj, për lirinë tonë, për mirëqenien tonë, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Qëndrimi ndaj Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare është i panegociueshëm sepse antifashizmi është i panegociueshëm.

Atyre që kanë venë në dyshim vlerat dhe kontributin e partizanëve shqiptarë, vetëm një fjalë kam për tu thënë: Zotërinj, mund të kini mendimet tuaja, por nuk mund të kini faktet tuaja. Mendimet janë të ndryshme, faktet janë kokëfortë dhe janë të pandryshueshme. Është emancipim politik të nderosh antifashistët dhe të udhëhiqesh nga vlerat antifashiste. Është obskurantizëm politik të shtrembërosh apo mohosh këto vlera. Unë dhe të gjithë socialistët shqiptarë e kemi bërë zgjedhjen tonë. Ju zgjidheni vetë në cilën anë të historisë dëshironi të qëndroni.”, shkruhet në mesazhin e Kryetarit të Kuvendit, Ruçi, drejtuar pjesëmarrësve në festimin e 75 vjetorit të krijimit të Brigadës së Tetë të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, në Sheper të Zagorisë.

 

/a.meta

Next Post
FOTOT/ 4 mistere që shkenca nuk i shpjegon dot

FOTOT/ 4 mistere që shkenca nuk i shpjegon dot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

April 11, 2026
U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

April 11, 2026
Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

April 11, 2026
Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

April 11, 2026
“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

April 11, 2026
“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

April 11, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 12 prill 2026

April 11, 2026
“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

April 11, 2026
Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

April 11, 2026
Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In