• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ruçi në Itali: Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi

by Java News
16/04/2019 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Itali, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u prit në takim nga Presidentja e Senatit Maria Elisabetta Alberti Casellati dhe Presidenti i Dhomës së Deputeteve Roberto Fico.

Ruçi diskutoi me Presidenten e Senatit Casellati dhe Presidentin e Dhomës së Deputetëve Fico edhe mbi nevojën e rritjes së bashkëpunimit ndërparlamentar midis Senatit, Dhomës së Deputetëve dhe Kuvendit të Shqipërisë. Ai foli edhe për procesin e integrimit të Kosovës në BE dhe dialogun e saj me Serbinë të lehtësuar nga BE.

“Procesi i Integrimit në BE mbetet nxitja e vetme për vendet e Ballkanit Perendimor. Shqipëria i është mirënjohëse Italisë për rolin pozitiv ndaj Kosovës, veçanërisht për votën e saj në Interpol dhe qëndrimin e saj mbi Forcat e Sigurisë së Kosovës. Shqiperia mbështet Kosoven në procesin e integrimit evropian. Populli kosovar e meriton liberalizimin e vizave dhe Shqipëria inkurajon vendet e BE-së të votojnë për liberalizimin e vizave sa më shpejt që të jetë e mundur. Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, të lehtësuar nga BE. Rezultati përfundimtar duhet të jetë një marrëveshje ligjore detyruese për njohjen reciproke që sjell anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE, si dhe trajtimin e drejtë të pakicave, bazuar në Kushtetutën e Kosovës”, tha Ruçi.

Presidentja e Senatit Casellati tha se vlerëson reformat e kryera në Shqipëri, sidomos reformën në drejtësi, një reformë e vështirë, e cila po rindërton besimin e qytetarëve te drejtësia.

“Bashkëpunimi me Shqipërinë është solid, i vazhdueshëm dhe i gjithanshëm, i mbështetur në miqësinë e fortë midis të dy popujve. Ne vlerësojmë reformat e kryera në Shqipëri, sidomos reformën në drejtësi, një reformë e vështirë, e cila po rindërton besimin e qytetarëve te drejtësia. Mbështetja jonë për integrimin e Shqipërisë buron nga roli i Italisë si themeluese dhe kontribuese e paqes, demokracisë dhe ekuilibrave të BE-së. Italia është qartësisht në mbështetje të afrimit dhe pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE”, tha Casellati.

Presidenti i Dhomës së Deputetëve Fico nënvizoi se integrimi i Shqipërisë dhe rajonit është i rëndësishëm edhe për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon, përballëe rreziqeve të jashtme, si rreziku rus.

“Ndjek me vëmendje dhe i njoh shumë mirë zhvillimet në Shqipëri. Dhoma e Deputetëve mbështet fuqimisht bashkëpunimin me Shqipërinë dhe inkurajon qeverinë italiane ta zgjerojë këtë bashkëpunim. Italia është absolutisht në mbështetje të integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe këtë unë e nënvizova edhe në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Vendeve Anëtare në Vjenë, në datat 8-9 prill. Integrimi i Shqipërisë dhe rajonit është i rëndësishëm edhe për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon, përballëe rreziqeve të jashtme, si rreziku rus”, tha  Roberto Fico.

/a.meta

Next Post
Hemorragjia e shpresëhumburve

Hemorragjia e shpresëhumburve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Sulmet e Trump ishin të sakta, por ajatollahët rrëzohen nga sanksionet

Eksperti: Sulmet e Trump ishin të sakta, por ajatollahët rrëzohen nga sanksionet

January 14, 2026
Sulm nga mbrojtja e Metës ndaj gjyqtares Gjoka: Akuzë për kapje dhe shantazh!

Sulm nga mbrojtja e Metës ndaj gjyqtares Gjoka: Akuzë për kapje dhe shantazh!

January 14, 2026
Aksi Qafë Plloçë-Qukës i mbyllur përkohësisht, pesë fshatra të bllokuar në Korçë

Aksi Qafë Plloçë-Qukës i mbyllur përkohësisht, pesë fshatra të bllokuar në Korçë

January 14, 2026
Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

January 14, 2026
Probleme me rrëshqitjen e dherave në Gjirokastër, rrugët e disa fshatrave ende të bllokuara

Probleme me rrëshqitjen e dherave në Gjirokastër, rrugët e disa fshatrave ende të bllokuara

January 14, 2026
Arratisja e Ndocit, reagon Policia e Durrësit: Ndodhi pa mbështetje sigurie shtesë…

Arratisja e Ndocit, reagon Policia e Durrësit: Ndodhi pa mbështetje sigurie shtesë…

January 14, 2026
Edhe dimri vret në Gaza! Muret shemben mbi çadra, vdesin gra e fëmijë

Edhe dimri vret në Gaza! Muret shemben mbi çadra, vdesin gra e fëmijë

January 14, 2026
Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari në Levan

Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari në Levan

January 14, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Ç’punë ka SPAK me mbledhjen e Rithemelimit të PD?

January 14, 2026
Zbardhet dinamika e arratisjes së Altin Ndocit/ Goditi në bark dy efektivët, i shtyu dhe u largua me shpejtësi

EMRAT/ Kush janë 8 zyrtarët e arrestuar pas arratisjes së Ndocit. Mes tyre edhe një grua

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In