• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ruçi në Dibër: Mos u trullosni nga llafollogët, votoni Muharemin

by A R
01/09/2016 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Maqellara ishte ndalesa e rradhës në fushatën e kandidatit të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Dibrës Muharem Rama. Në mitingun e organizuar në sheshin kryesor të kësaj njësie administrative mori pjesë Kryetari i Grupit Parlamentar të socialistëve Gramoz Ruçi, deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Socialiste për Integrim Përparim Spahiu, deputeti i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet Aqif Rakipi, ministrat Gjiknuri e Beqaj dhe deputetët Balla e Abazi.

Pasi u kërkoi votën për doktor Muharemin, Ruçi shprehu besimin e tij të plotë se kandidatura është më e mira për banorët e Maqellarës por edhe gjithë Dibrës.

“Ka 20 vjet që subjekti ynë e kërkon për të kandiduar dhe ai ka hezituar. Kësaj radhe, nuk hezitoi. Pse nuk hezitoi? Sepse profesioni i tij e ndihmon për një gjë, që përpara se të shërosh një pacient duhet të përcaktosh diagnozën dhe ai tani ka përcaktuar diagnozën se ku i dhemb popullit të Peshkopisë. Para se ta ulë në sallë duhet të bindet tek suksesi i operacionit. Tani, ai është i bindur se është në gjendje vërtet të operojë për hallet, problemet e shqetësimet e shumta që ka populli i Peshkopisë”, u shpreh Ruçi.

Deputeti Përparim Spahiu i Lëvizjes Socialiste për Integrim konfirmoi mbështetjen për doktor Ramën ndërsa vuri në dukje edhe mbështetjen e qeverisë.

“Qeveria shqiptare duhet t’ja lehtësojë punën sepse Rema sigurisht që do të fitojë dhe do të jetë kryetari i Bashkisë Dibër. Unë jam shpresë plotë që këtë herë do të kemi mbështetjen e qeverisë. Faleminderit që jemi të gjithë bashkë këtu sot”, theksoi Spahiu.

I të njëjtës linjë në deklaratën e tij para banorëve të Maqellarës ishte edhe deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi që tha se kudo që ka pyetur për doktor Muharemin, nuk ka dëgjuar asnjë fjalë të keqe e kjo konfirmon se është kandidatura e duhur për tu votuar në 11 Shtator.

Kordinatori i socialistëve për Qarkun e Dibrës Damian Gjiknuri insistoi se zgjedhja e dibranëve në 11 Shtator është shumë e qartë. “Më mirë ai që ju ka shërbyer dhe e keni këtu sesa ata njerëz që kanë ikur, kanë premtuar mbi 8 vjet se e keni zgjedhur dhe deputet dhe tani vijnë dhe ju kërkojnë votën”, tha ai.

Mes entuziazmit të mbështetësve në miting, kandidati për Bashkinë e Dibrës Muharem Rama premtoi çertifikimin e të gjitha pronave e tokave në Maqellarë, investime në infrastrukturë, rikonstruksion të shkollave dhe qendrave shëndetësore, investime në sistemin e ujësjellës/kanalizimeve.

“Kam besimin e plotë se Maqellara do të jetë kthesa më e madhe për fitoren e bashkisë së Dibrës”, vlerësoi Rama. /r.a

Next Post
Kërkohej për prostitucion në Itali, arrestohet në kryeqytet 41 vjeçari i dënuar me 10 burg

Kërkohej për prostitucion në Itali, arrestohet në kryeqytet 41 vjeçari i dënuar me 10 burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In