Teksa Kuvendi u mblodh për votimin e kryetarit të ri Gramoz Ruçi, pikërisht ndaj këtij të fundit po mbahet një protestë.
Protesta është organizuar nga ish-përndjekurit politik para parlamentit, pasi kundërshtojnë zgjedhjen e Ruçit në krye të Kuvendit, me argumentin se ka qenë komunist.
Ata thonë se Ruci ka qenë ish-ministri i fundit i Komunizmit, duke pasur parasysh kur Ruci drejtonte Ministri e Brendshme kur kryeministri ishte Ramizi Alija.
PS ka propozuar që si kryetar i Kuvendit të jetë Gramoz Ruci, propozim ky që pritet të votohet në seancën e pasdites të Kuvendit./a.m.