Teksa Gramoz Ruçi mbante fjalimin e inaugurimit si kryetar i Kuvendit, Lulzim Basha i cili i’u drejtua ambjenteve të jashtme të Kuvendit ku protestohej nga ish-të përndjekurit. Ata dolën në protestë kundër zgjedhjes së Ruçit kryetar Kuvendi ndërkohë Basha u premtoi se do të ishte krah tyre.
“Është e turpshme të zgjidhet Gramoz Ruçi në krye të parlamentit. Ai është përgjegjës për masakrën e 2 prillit dhe 4 viktimat e pafajshme”, ka thënë Basha.
Ai ka mbështetur edhe protestuesuesit, duke thënë se PD do jetë në anën e tyre.
“Do jemi në krahun tuaj dhe vlerat që përfaqësoni. Do jemi çdo ditë me qytetarët dhe kundër krimit e korrupsionit”, deklaroi ai./a.m.