• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ruçi: E rrallë që një vend të kalojë dy fatkeqësi natyrore brenda një viti! Jemi në rrugën e duhur

by Java News
16/04/2020 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi mbajti një fjalë hyrëse në çelje të seancës të jashtëzakonshme të Kuvendit që për herë të parë u mbajt në respekt të masave mbrojtëse të distancimit social. Ruçi tha se Shqipëria si rrallë ndonjë vend pësoi dy goditje të mëdha, dy fatkeqësi natyrore, tërmetin e 26 nëntorit dhe pandeminë koronavirus. Kryeparlamentari shprehur ngushëllimet për humbjen e jetëve, dhe uroi shërim të shpejtë për të prekurit, mes të cilëve edhe deputetin Adriatik Alimadhi. Ruçi tha se Shqipëria falë masave drastike kufizuese mundi ta përballojë me sukses këtë situatë të rëndë.

“Kuvendi i Shqipërisë është në përmbushje të detyrës në këto rrethana të jashtëzakonshme në kushtet e një lufte me një armik të padukshëm për syrin njerëzor por tepër të rrezikshëm për jetën e njerëzve në gjithë globit. Pa u mbyllur gjendja e jashtëzakonshme e tërmetit të 26 nëntorit, hyjmë në një tjetër gjendje. Rrallë ndodh që një vend brenda një vitit të përballojë dy gjendje të jashtëzakonshme. Fakti që jemi në rrugën e duhur për t’i fituar këto beteja tregon se pavarësisht krizave, shqiptarët kanë ruajtur fuqinë e tyre të mbijetesës. Edhe pse situata ishte e rëndë dhe me kufizime drastike, kuvendi ka vazhduar punën në format e imponuara nga kjo pandemi.

Deputetët kanë kontribuar në plotësimin e nevojave jetësore bazike. Konferenca, byroja, komisionet kanë funksionuar me formatin elektronik. Kanë qenë në punë pa ndërprerje. I shpreh ngushëllimet familjeve që humbën njerëzit e tyre të dashur, dhe të prekurve që po vijoj në betejën së bashku me ta dhe kolegu Alimadhi, uroj të shërohen sa më shpejtë. Mirënjohje për mjekët, veçanërisht infeksionistët që janë në vijën e parë të betejës dhe po shpëtojnë qindra jetë shqiptarësh. Kombin nuk do të harrojë vetëmohimin e 30 mjekëve që shkuan pranë kolegëve në Itali. Mirënjohje për policinë, po kështu edhe gazetarëve dhe kameramanët të terrenit që janë të kudondodhur në çdo beteje. Qytetarët po ashtu, të moshuarit veçanërisht meritojnë mirënjohjen tonë të veçantë. I bëjmë thirrje të vazhdojnë të rezistojnë për të dalë të fituar dhe me sa më pak humbje jetësh nga kjo pandemi.

Do të falenderoja deputetët që mirëkuptuan vendimin për përgjysmim page për 3 muaj. Dhe përfaqësuesit e 22 institucioneve të pavarura, dhe do të inkurajoja që 8 institucione që nuk janë përgjigjur akoma, t’i përgjigjeshin asaj. Kuvendi vlerëson punën e Komitetit, të qeverisë, të kryeministrit, që morën masa radikale mbrojtëse që rezultuan tepër të suksesshme. Sa më drastike të jenë masat dhe sa më të vetëdijshëm të jenë qytetarët aq më shpejt do të fitojë jeta përballë rrezikut që na kanoset. Pandemia e koronavirusit tregoi se globalizimi është një proces kontradiktor, progresiv për nga të mirat që krijon për njerëzimin, por edhe me rreziqe shumë reale. Kjo pandemi po tregon se njerëzimi është mrekulluar nga avantazhet por njëherësh ka nënvlerësuar rreziqet. Të gjitha vendet u gjendën të papërgatitura dhe pa masat e duhura mbrojtëse për të përballuar këtë pandemi”, tha Ruçi.

Next Post
Haradinaj kujton vëllain e vrarë 21 vite më parë: U bë mburojë për atdhe, që të jetojë i lirë shqiptari

Haradinaj kujton vëllain e vrarë 21 vite më parë: U bë mburojë për atdhe, që të jetojë i lirë shqiptari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
Protesta e opozitës, Vangjeli: Rama i dha ‘oksigjenin’ e munguar

Protesta e opozitës, Vangjeli: Rama i dha ‘oksigjenin’ e munguar

January 27, 2026
Bardhi: Shqipëria nuk e ka sot emrin tek shtetet themeluese të Bordit të Paqes prej Ramës! Nuk iku në Davos se…

“Shqipëria, i vetmi vend në Europë që penalizon me burg parkimin dysh”/ Bardhi: Si do të kualifikohet një gazetar për të përfituar nga..

January 27, 2026
“Kush të ka bërë traumë jetën, mami apo babi?”/ Komentet e rënda të Rogertit, Mali në lot: Ku e merr ti guximin të luash me familjen time

“Kush të ka bërë traumë jetën, mami apo babi?”/ Komentet e rënda të Rogertit, Mali në lot: Ku e merr ti guximin të luash me familjen time

January 27, 2026
Një histori shqiptare me Donald Trump që vjen si fotokopje!

Një histori shqiptare me Donald Trump që vjen si fotokopje!

January 27, 2026
“Nuk duhet të shqetësohen gazetarët, por profesionistët e shpifjes”/ Manja: Duhet të kemi kod të ri penal

“Nuk duhet të shqetësohen gazetarët, por profesionistët e shpifjes”/ Manja: Duhet të kemi kod të ri penal

January 27, 2026
Tabaku: Vendin nuk e nxin opozita, por qeveria

‘Ligjin penal e keni përdorur si mjet presioni, të shfuqizohen nenet..’, Tabaku: Shpifja dhe fyerja nuk mund të jenë vepra penale

January 27, 2026
Apartamente, makinë, cash dhe 16 llogari bankare, zbardhet pasuria e deputetes së “Shqipëria Bëhet”

Apartamente, makinë, cash dhe 16 llogari bankare, zbardhet pasuria e deputetes së “Shqipëria Bëhet”

January 27, 2026
“Zonja Kos, mos u bëj bozë”, Flamur Noka i bashkohet kritikave në kor të PD kundër Komisioneres së Zgjerimit të BE

Flamur Noka thirrje Ramës: Hap krahun, do kesh fundin e keq, më beso! E ke mbushur kupën

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In