• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ruçi: 1 Maji, dita të nderojmë njerëzit më të mrekullueshëm, punëtorët!

by
01/05/2021 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, përshëndet sot gjithë punëtorët e Shqipërisë, me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Ai shprehet në mesazhin e tij se punëtorët janë patriotët, qytetarët e prindët më të mirë dhe se asgjë nuk e forcon Shqipërinë më shumë sesa puna, asgjë nuk i edukon më mirë fëmijët sesa dashuria për punën.

Kryeparlamentari Ruçi shprehet më tej se lehtësimi i jetës dhe përmirësimi i mirëqenies suaj nëpërmjet uljes së taksave, rritjes ekonomike, hapjes së vendeve të punës, rritjes së pagave e pensioneve, mbetet prioriteti i maxhorancës.

“Sot është 1 Maji, dita të nderojmë njerëzit më të mrekullueshëm, punëtorët.
Sot Ju drejtohem me respekt ju, punëtoreve e punëtorëve, që me djersën dhe punën tuaj siguroni mirëqenien e familjeve, rrisni e edukoni fëmijët dhe kontribuoni në zhvillimin e Shqipërisë.
Ju përulem ju, grave e burrave të Shqipërisë, që punoni në kantieret e ndërtimit, fasoneritë, fabrikat, spitalet, serrat, arat, bizneset e vogla dhe kudo ku punohet, ndërtohet, prodhohet e shërbehet.
Nderoj ju, pensioniste e pensionistë të dashur, që keni ndërtuar Shqipërinë, dhe nuk e fsheh pengun që ne nuk kemi mundur ende që respektin që ushqejmë për ju tjua kthejmë me pensione, kushte e shërbime sa më të mira, siç dëshirojmë ne dhe ju.
Sot jemi të gjithë punëtorë. Sot rikujtojmë se vlerat e punës janë mbi gjithçka.

Puna është motori që shtyn përpara ekonominë, rrit mirëqënien e familjeve, lufton varfërinë dhe krijon mundësi e shanse për brezin e ri.
Energjia, talenti, shpirti krijues dhe vendosmeria kanë ndërtuar themelet e mirëqenies, lirisë dhe arritjes së lumturisë për brezat e shqiptarëve.

Punëtorët janë patriotët, qytetarët e prindët më të mirë.
Asgjë nuk e forcon Shqipërinë më shumë sesa puna, asgjë nuk i edukon më mirë fëmijët sesa dashuria për punën. Shqipëria progreson vetëm nga puna dhe njerëzit e punës.
Asgjë nuk e nderon më shumë Kuvendin dhe Qeverinë e Shqipërisë sesa kujdesi për njerëzit e thjeshtë dhe të punës.
Prandaj, lehtësimi i jetës dhe përmirësimi i mirëqenies suaj nëpërmjet uljes së taksave, rritjes ekonomike, hapjes së vendeve të punës, rritjes së pagave e pensioneve, mbetet prioriteti ynë.
Ne respektojmë ata që krijojnë punë dhe hapin vende pune. Por u japim më shumë respekt atyre që punojnë dhe ndërtojnë përditë ekonominë e Shqipërisë. Mendja jonë si ligjvënës e qeverisës është te puna, zemra jonë është te njerëzit e punës. Çdo punë ka dinjitet, çdo punëtor është vlerë për shoqërinë.
Pagat dhe kushtet e punës duhet të ndihmojnë mirëqenien dhe ushqejnë dinjitetin e familjeve punëtore. Rritja e pagës minimale në 40 mijë lekë, rritja e pensioneve dhe dyfishimi i bonusit për pensionistët nuk janë privilegje, por plotësimi i detyrimeve ndaj tyre. Dinjiteti i pagave dhe kushteve të punës dëfton integritetin e shoqërisë.
Zerimi i taksave për pagat e ulta, ulja e taksave për pagat e tjera si edhe zerimi i tatim-fitimit dhe tvsh për biznesin e vogël për nje periudhë 10-vjeçare janë masa për të mbështetur njerëzit punëtorë të këtij vendi.
Ju treguat një shpirt të lartë qëndrese në përballimin e pasojave të pandemisë, të cilët rënduan në mënyrë të veçantë te ju dhe fëmijët tuaj. Kuvendi dhe Qeveria do të bëjnë më të mirën që dalja nga pandemia e të lehtësohet e përshpejtohet dhe ju të gëzoni në familjet tuaja.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, në përshëndetjen me rastin e 1 Majit./ b.h

Next Post
Vendimi për fletën e votimit, Kaso: Lojë politike, Rama i turpëruar nga lista e kandidatëve

A do i njohë PD zgjedhjet? Kaso: Duke parë duke bërë, duhet të presim të gjitha hallkat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

March 3, 2026
A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

March 3, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Rama mbledh sot Kryesinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 3, 2026
Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

March 3, 2026
SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In