• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rubio vizitë në Izrael, takim me Natanyahun/ Do diskutohet mundësia e aneksimit të pjesshëm të Bregut Perëndimor

by Os De
14/09/2025 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Shtetit amerikan, Marco Rubio, ka mbërritur në Izrael. Sipas Departamentit të Shtetit amerikan, qëllimi i udhëtimit të Rubio është të sigurojë mbështetje të vazhdueshme për Izraelin, para njohjes së mundshme të një shteti palestinez nga disa shtete të tjera në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Më herët, Rubio ka deklaruar për gazetarët se ndonëse Presidenti Trump “nuk ishte i kënaqur” me sulmin, ky i fundit nuk do të ndikonte në natyrën e marrëdhënieve amerikano-izraelite.

Ai shtoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli “do të duhet të diskutojnë” mbi ndikimin që ky sulm mund të ketë mbi përpjekjet për një armëpushim.

Sulmi izraelit ndaj Dohas kishte si objektiv liderët e Hamasit, të cilët po diskutonin një propozim të ri armëpushimi të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mbrojtur operacionin, duke theksuar se eliminimi i funksionarëve të lartë të Hamas do të zhdukte “pengesën kryesore” për përfundimin e luftës.

Në kuadër të vizitës, Rubio pritet të diskutojë mundësinë e një aneksimi izraelit të disa pjesëve të Bregut Perëndimor, si përgjigje ndaj njohjes së mundshme të një shteti palestinez nga disa vende perëndimore deri në fund të muajit, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Sipas Axios, Kryeministri izraelit Netanyahu është i interesuar të kuptojë në takimin me Rubio nëse Trump do të mbështeste aneksimin, pavarësisht rrezikut për prishjen e marrëveshjeve të Abrahamit, të cilat tashmë janë kërcënuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar e konsideron Bregun Perëndimor si territor të okupuar dhe do të cilësonte çdo aneksim të Izraelit si të paligjshëm dhe provokues.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë paralajmëruar administratën Trump dhe qeverinë izraelite se një aneksim i Bregut Perëndimor do të dëmtonte ndjeshëm traktatin e paqes ndërmjet Abu Dabit dhe Izraelit dhe marrëveshjet më të gjera të Abrahamit.

Dy funksionarë izraelitë kanë deklaruar për Axios se Rubio, gjatë takimeve private, ka lënë të kuptohet se administrata Trump nuk do të kundërshtonte aneksimet në Bregun Perëndimor dhe se Shtetet e Bashkuara nuk do të dilnin në mënyrë të drejtpërdrejtë kundër kësaj nisme.

Këto deklarata kanë shkaktuar shqetësim brenda administratës Trump, pasi nuk kishte një qëndrim të qartë nga ana e Shteteve të Bashkuara mbi këtë çështje, duke krijuar mendimin se qeveria izraelite mund të pohojë një pozicion të ngjashëm me atë të SHBA.

Pjesa më e madhe e shqetësimeve nga funksionarët e Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit ka qenë se një aneksim i Bregut Perëndimor mund të shkaktonte prishjen e Marrëveshjeve të Abrahamit dhe do të ndikte negativisht në trashëgiminë politike të Trump.

Next Post
Java e shkarkimit të Veliajt? “Rama 4” merr këtë javë dritën jeshile, PD e dobët përballë 84 kartonëve

Java e shkarkimit të Veliajt? “Rama 4” merr këtë javë dritën jeshile, PD e dobët përballë 84 kartonëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In