• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ruajeni Reformën vetëm nëse bëhen bashkë viktimat e saj

by Mero Baze
01/06/2024 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

SHBA dhe Bashkimi Evropian i kanë rekomanduar qeverisë shqiptare të bëj përpjekje më serioze në gjithëpërshirjen e opozitës në Komisionin Antikorrupsion për të realizuar paketën kushtetuese që i hapin rrugë një thellimi të betejës kundër korrupsionit.

Shqetësimi i aleatëve perëndimorë në këtë pikë, është serioz dhe kjo nënkupton se ata duan që të bëhet kjo reformë dhe jo të mos bëhet. Bashkimi i opozitës në këtë nismë, nënkupton se ka shanse të bëhet dhe duhet bërë, kurse bojkoti i opozitës thjesht e dështon këtë nisëm.

Pra kur bëhet fjalë për shqetësimin që opozita duhet të marrë pjesë në Komision, bëhet fjalë që SHBA dhe BE duan që kjo gjë të bëhet dhe jo të mos bëhet. Cdo koment tjetër është alogjik.

Sa i përket shqetësimit të dytë që kjo reformë të ketë parim themelor pakthyeshmërinë e Reformës në Drejtësi dhe mbështetjen mbi arritjet e saj, natyrisht që është një shqetësim serioz që vjen pasi opozita ti bashkohet kësaj nisme.

Se vetëm kur opozita ti bashkohet kësja nisme, ky rrezik mund të shfaqet. Nëse opozita qëndron jashtë nuk jemi fare në kushtet e mundësinë për anulimin e Reformës në Drejtësi se jemi larg votave për të.

Dhe për të garantuar këtë gjë, duhet një mekanizëm kontrolli të një pakice të art që nuk e lejon këtë.

Pakicë e art në Kuvend nga radhët e opozitës që mund të shërbej si garant është PD e Lulzim Bashës dhe deputetë të tjerë të opozitës që janë formalisht me Berishën por janë mbështetës të Reformës në Drejtësi. Pra çdo gjë tjetër përveç Berishës dhe Metes.

Nëse ka dyshime për PS se mund të anuloj Reformën në Drejtësi, ky dyshim bazohet vetëm mbi faktin se mos Rama e bën këtë reformë vetëm me  atë pjesë të opozitës që është kundër Reformës në Drejtësi.

Kjo nuk ndodh as politikisht dhe as praktikisht, pasi një aleancë e Ramës me Berishën në këtë pikë  çon dëm gjithë investimin e derisotëm të saj që i ka dhënë Shqipërisë një standard të ri drejtësie dhe i ka hapur rrugën e integrimit evropian.

Çdo bashkim tjetër opozitar me PS, vetëm se e garanton Reformën në Drejtësi dhe rrit sigurinë që ajo nuk do preket por do thellohet.

Ndaj duhen ndarë qartë dy shqetësimet.

Shqetësimi i parë që opozita duhet të marrë pjesë doemos është shqetësim që kjo reformë duhet bërë. Nëse opozita e bojkoton ska arsye për tu shqetësuar për prekje të Reformës në Drejtësi se nuk ka si ta prek pasi nuk i ka votat.

Prandaj ose duhet të ankohemi me të drejt, pse nuk përfshihet opozita ose duhet të frikësohemi po u bashkua dhe Berisha me ta, pasi ai bashkohet vetëm kundër Reformës. Opsionet e tjera nuk ekzistojnë.

Ruajeni Reformën vetëm nëse bëhen bashkë viktimat e saj.

Next Post
‘Paraja është rrënja e gjithë të këqijave’, thotë gruaja që shpenzoi 10 milionë dollarë të llotarisë në vetëm 10 vjet

‘Paraja është rrënja e gjithë të këqijave’, thotë gruaja që shpenzoi 10 milionë dollarë të llotarisë në vetëm 10 vjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com