• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Ruaj kuponin e fito”, lotaria promovuese qeveritare

by A R
15/11/2015 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si pjesë e fushatës ndërgjegjësuese dhe nxitëse për të gjithë qytetarët që gjatë blerjes së produkteve apo shërbimeve të tërheqin kuponin tatimor dhe të mos bëhen palë me evazionin fiskal, qeveria shqiptare ka njoftuar lotarinë promocionale të kuponit tatimor.

Në lojë janë 511 shpërblime monetare për të gjithë konsumatorët. Si fitohet? Të gjithë të interesuarit duhet të tërheqin dhe ruajnë kuponat tatimorë për periudhën nëntor-dhjetor. “Loja promocionale e Kuponit Tatimor” do të organizohet për kuponat tatimor e lëshuar gjatë periudhës 15 Nëntor – 31 Dhjetor 2015 . Mbledhja e zarfave me kuponat tatimor të kësaj periudhe do bëhet nga data 1 deri më 11 Janar 2016.

Të drejtën për të marrë pjesë në lojën e kuponit tatimor e ka çdo qytetar, i cili ka tërhequr gjatë periudhës së zhvillimit të lojës kupona tatimorë nga blerjet. Qytetari, që të kualifikohet si pjesëmarrës në lojë, duhet të ketë mbledhur jo më pak se 50 kupona tatimorë dhe me vlerë totale të të gjithë kuponave jo më të vogël se 5,000 lekë.

Kuponat e mbledhura brenda periudhës së zhvillimit të lojës promocionale duhet të postohen nëpërmjet shërbimit rekomande të Postës Shqiptare në adresën: “Për Lojën promocionale të kuponit tatimor; Shtypshkronja a Letrave me Vlerë (ish-topografia ushtarake), Tiranë”.

Përveç kuponave tatimorë, pjesëmarrësi duhet të vendosë në zarf një etiketë me të dhënat e tij, vetëdeklarimin e numrit të kuponave të vëna brenda në zarf dhe vlerën nominale në lekë të gjithë kuponave.

Në momentin e postimit të zarfit, pjesëmarrësi do të pajiset me një dokument ku është i pasqyruar numri i barkodit të zarfit të dërguar. Ky numër do shërbejë si numër për identifikimin e secilit pjesëmarrës gjatë hedhjes së shortit dhe tërheqjes së çmimeve fituese.

Hedhja e shortit do të bëhet më datën 15 janar 2016, do të kryhet në mënyrë elektronike dhe do të transmetohet nga televizionet kombëtare.

/ Top Channel

Next Post

UEFA: Stadiumet janë të sigurt, Euro 2016 në Francë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In