• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rryshfet për kontrollin teknik të mjeteve, 1 në pranga dhe 3 në kërkim

by Lorenc Vangjeli
12/11/2015 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sektori Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë e Policisë së Lezhës arrestoi një punonjës të Kontrollit Teknik të Automjeteve në Laç dhe shpalli në kërkim 3 të tjerë.

Në pranga të Policisë ra shtetasi Elvis Thanasi me detyrë arkëtar pranë pikës së Kontrollit Teknik. Ai së bashku me 3 personat e shpallur në kërkim akuzohen për “korrupsion pasiv”, pasi u kanë marrë ryshfet disa qytetarëve në këmbim të dhënies së Çertifikatës së Kontrollit të Mjeteve.

Njoftimi i plotë e Policisë Lezhë

Lezhë,më 12.11.2015

4 të proceduar për korrupsion pasiv në pikën e kontrollit teknik të mjeteve në Laç Specialistët e Sektorit Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë,  në datë 11 nëntor 2015, kanë ndaluar shtetasin Elvis Thanasi, 27 vjeç,  banues në Tiranë me detyrë arkëtar i Kontrollit Teknik të Automjeteve, Dega e Shoqërisë  “S.G.S Albania”, Laç.

Ndërkohë u shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve:

  • Gëzim Kuliçaj, 56 vjeç, me detyrë Specialist i Kontrollit Teknik të Automjeteve , dega e shoqërisë “SGS Albania”,  Laç
  • Artan Keroviqi, 47 vjeç, me detyrë Specialist i Kontrollit Teknik të Automjeteve, dega e shoqërisë “SGS Albania”,  Laç
  • Adrian Mullishi, 54 vjeç,  me detyrë Specialist i Kontrollit Teknik të Automjeteve , dega e shoqërisë “SGS Albania”, Laç.

Procedimi penal ndaj tyre filloi pas publikimit në televizionin Top Channel, në emisionin investigativ “FIKS FARE”, të disa veprime korruptive të punonjësve të Degës së Shoqërisë së Kontrollit Teknik të Automjeteve “SGS Albania”, Laç.

Të proceduarit dyshohet se kanë përfituar sasinë 4.000 lekë në këmbim të dhënies së Çertifikatës së kontrollit teknik të një automjeti.

Ndalimi dhe shpallja në kërkim për këta shtetas u krye për konsumim të elementëve të veprave penale “Korrupsion pasiv në sektorin privat”,  “Shpërdorim i detyrës”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 164/b, 248 dhe 287 të Kodit Penal. Veprimet proceduriale janë ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Policia e Shtetit fton mediat të denoncojnë çdo rast korruptiv apo aferë, duke garantuar se do t’i ndjekë në kohë dhe me seriozitet denoncimet duke vënë para përgjegjësisë çdo shkelës të ligjit.

#    #    #

Next Post

Katalunja vazhdon procesin e pavarësimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

21 Janari, Rama: Drejtësia i ngjan një breshke, por sado të vonojë nuk do të harrojë

21 Janari, Rama: Drejtësia i ngjan një breshke, por sado të vonojë nuk do të harrojë

January 21, 2026
“21 Janari”/ Sot 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në bulevard, krimi shtetëror që ende kërkon drejtësi

“21 Janari”/ Sot 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në bulevard, krimi shtetëror që ende kërkon drejtësi

January 21, 2026
600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In