Debati në lidhje me të shkuarën dhe zgjedhjet e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit të Shqipërisë ka përfshirë këto ditë figura të njohura të Shqipërisë.
Në një intervistë të dhënë për emisionin “Studio e Hapur”, në “News 24”, e cila do të transmetohet të premten e kësaj jave, shkrimtari i njohur, Ismail Kadare i ka thënë gazetares Eni Vasili se e shkuara e mban peng të ardhmen e Shqipërisë
“Çdo gjë që ka lidhje me krimet e një tiranie mban një seri pengjesh dhe në Shqipëri ka shumë pengje, që ne nuk na shkon në mendje, mbahen nga kjo gjë, nuk zbulohen nga kjo gjë, veprimtari, rryma të fshehta që gëlojnë akoma, që ne nuk i dimë nga e kanë burimin, sigurisht që mbahen të fshehta”, është shprehur Kadare./a.m.