• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Rrumpalla sot, por lexoni se si rregullorja e Princ Vidit në 1914 detyronte hotelet të mos abuzonin me çmimet

by Java News
19/08/2017 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria e 1914, gjatë gjashtë muajve mbretëri nën sundimin e princ Vidin, ishte një vend, ku dukej se kishte nisur të sundonte rregulli dhe forcoheshin konturet e shtetit.

Një dokument i rrallë i cili ruhet në fondin personal të Asdrenit në AQSH, që i takon ditëve të para të sundimit të Princ Vidit, (i takon 7-20 mars 1914-ës), dëshmon se sa serioze ishin hapat e ndërmarrë për të vënë në udhën e drejtë shtetin shqiptar, që s’kish veçse dy vjet që ishte shpallur i pavarur.

Dokumenti është një rregullore që përcaktonte mbarëvajtjen e hoteleve, pensioneve, haneve apo edhe apartamenteve e shtëpive që jepeshin me qira dhe detyronte pronarët e tyre që të mos abuzonin me çmimet dhe shërbimet, që të regjistronin gjithë të dhënat e klientëve në regjistrat e udhëtarëve, të dhëna që do t’ju shërbenin në çdo rast të nevojshëm forcave të rendit.

Veçanërisht aktuale janë klauzolat e parashikuara në pikën 3 të kësaj rregulloreje, ku pronarët e hoteleve detyrohehsin të hartonin lista për shërbimet e ofruara dhe çmimet përbri tyre, lista të cilat ishin të detyruar ti afishonin në vende të dukshme.

Ekzaktësisht në pikën 3 të kësaj rregulloreje shkruhet: “Bashkë me lutjen e sipërpërmêendun do të epen edhe dy lista, nër të cilat do të shkruhen: numri i odave, sa shtreten (jatake) ka ç’do odë edhe ç’farë çmimi ka ç’do shtrat.

Të zotët e hoteleve, pensioneve, haneve etj. nuk munden të kërkojnë nji çmim mâ të naltë se âsht në listë edhe nuk munden të bâjnë as nji ndryshim çmimi pa e lajmua zyrën që lypset.

Mbasi që një prej këtyne dy listave do të jetë e vërtetume prej zyrës që i përket, ka për t’u vû nga një në ç’do odë, më një vênt që të shifet mirë prej myshterijve”.

Duket se ky rregull i vendosur që në vitin 1914, qe ka funksionuar si duhet të paktën gjatë gjashtë muajve të mbrëtërisë së Vidit, për paradoks nuk gjen zbatim ende sot një shekull më vonë.

Më poshtë, për lexuesit e Shqiptarja.com,  e sjellim të zbardhur sipas origjinalit që ruhet në AQSh këtë dokument të veçantë së bashku me faksimilet e tij.

Rregulltorja e hoteleve, pensioneve, haneve, apartamentave edhe e shtepive
No. 1 – Të gjith ata nênurdhës shqyptarë, a po të huaj, të cil çelin hotele, pensione, hane, apartamenta, ose lëshojnë osa me qira, si vêndësve, ashtu të huajve janë të detyruar në kryeqytet të kërkojnë lêje nga zyra e drejtoriës së sigurimit të përbotshëm, në vênt që ata që janë jashtë kryeqytetit do të marrin lêje nga kryetari i sundimit t’asaj anë ku ndodhen, duke treguar êmënin e hotelit, pensionit etj; êmënin e mi-êmënn – llagapin – e të zotit; udhën edhe mahallën ku gjindet; sa katesh âsht; edhe sa oda ka (duke shkoqitun madhësiën e odave edhe numrin e shtretenve – jatakëve – që do të vênë).
Të gjith ata, të cilëve i u përket kjo regulltore, në kjoft se gjinden në kryeqytet kanë 24 ora kohë e jashtë kryeqytetit 10 ditë mbas datës së përposhtme për me i u shtrue këti urdhënit.
Në lutje që do të apin janë të detyruar me dhânë një listë si ç’âsht poshtëshenuar në N. 3.

No. 2 – Po të jetë se drejtoria e sigurimit të përbotshëm, ose ajo zyrë që i përket mêrr vesht se ndonji lokal kësisojit prish qetësiën e vêndit, atëherë mbas nevojës mêrr masat për m’e mbyllun. Po të jetë lokali i një nênurdhësi të huaj, atëherë zyra, mbas që të lajmojë konsullin e tij do të marr masat e nevojshëme.

No. 3 – Bashkë me lutjen e sipërpërmêendun do të epen edhe dy lista, nër të cilat do të shkruhen: numri i odave, sa shtreten (jatake) ka ç’do odë edhe ç’farë çmimi ka ç’do shtrat.
Të zotët e hoteleve, pensioneve, haneve etj. nuk munden të kërkojnë nji çmim mâ të naltë se âsht në listë edhe nuk munden të bâjnë as nji ndryshim çmimi pa e lajmua zyrën që lypset.
Mbas që një prej këtyne dy listave do të jetë e vërtetume prej zyrës që i përket, ka për t’u vû nga një në ç’do odë, më një vênt që të shifet mirë prej myshterijve.

No. 4 – Të zotët e hoteleve, pensioneve, haneve etj. janë të detyruar fletuerët e udhëtarëve t’i dërgojnë nër zyre ku lypset, që të jenë të numurume e të të vërtetume.
Si fletuerët ashtu cilësia e udhëtarëve do të jenë të shkrume shqyp.
Për mos me lânë asnji mungim udhëtarët duhen shkruar në fletuer si ç’po shënojmë mâ poshtë:
1) êmëni e mi-êmëni; 2) dokumentat; 3) mosha; 4) dita e ardhjes; 5) mjeshtëria; 6) shênjat e dukshëme; 7) kombësia e nênurdhësia; 8) nga âsht; 9) vêndi i qendrimit; 10) ku niset; 11) N. i odës.

No. 5 – Të zotët e hoteleve, pensioneve, haneve etj. janë të detyruar ç’do herë që vjen një udhëtar me i dhânë të mbushin një radhua, të cilin do t’a shënojnë në fletuer. Ç’do ditë që një udhëtar niset të zotët e hotelev etj. janë të detyruar të lajmërojnë nisjen e tyne me një radhua të dytë, si ç’e përmêntmë sipri.

No. 6 – Ç’do mëngjez nji polis i veçantë do t’a ketë me detyrë me kontrolua defterët e udhëtarëve e të marrin radhuat e atyne që kanë ardhun e janë nisun, për me i çue at ditë në degën administrative të polisiës.
Të zotët e hoteleve etj., si edhe garsonët janë të detyruar t’i apin polisëve shkoqitje në ç’do pyetje, duke i a lehtësuar detyrën me lajmërime të veçanta, kur të çfaqet nevoja.

No. 7 – Ata që duan t’apin me qira apartamenta ose ode të pa shtrume janë të detyruar me 24 ora e sipër të lajmërojnë me një shkrim mënyrën si u dha, duke treguar êmënin e mi-êmënin e ati të cilit i a dha (myztexhirit), si edhe vjetët, mjeshtëriën, kombësiën, nga âsht, qendrimin e fundshëm edhe datën e vêndimit. Kur të soset koha, i zoti i shtëpiës âsht i detyruar më 24 ora e sipër me lajmue zyrën, duke treguar, kur e për ku myztexhiri âsht nisun.

No. 8 – Të zotët e haneve, si edhe t’atyne vêndeve ku flêjnë fshatarët janë të detyruar të lajmërojnë policiën për ç’do gjâsent që bâhet kundër nomit. Janë të detyruar si hotelet, pensionet etj. të mbajnë fletuerët për udhëtarët, duke qënë të liruar nga të shkrojtunit e radhuave. Fletueri i udhëtarëve do të jetë ashtu si e kemi sipërshkruar.
Nëpunësit e policiës kanë të drejtë të kontrolojnë fletuerët edhe të marrin shkoqitje nga të zotët e këtyne lokaleve.

No. 9 – Po të jetë që në kryeqytet një nênurdhës shqypëtar ose i huaj shkon natën në një hotel, pension, han etj. të flêjë, të zotët e këtyne lokaleve janë të detyruar të nesermen në mëngjes të lajmërojnë policiën edhe t’apin lajme të veçanta mi at njeri. (Ky nye âsht i përkohëshëm).

N. 10 – Të zotët e hoteleve, pensioneve, haneve etj., të cilët e shkelin ket regulltore do të dënohen me burg, mbas shënimit të tretë të N. 99 të nomit dënimtar.

Drejtoria e sigurimit të përbotshëm.

Durës, më 7/20 Mars 1914. shqiptarja.com

Next Post
“Ia vlen ta provosh”, Rama publikon shkrimin e revistës italiane për Shqipërinë

VIDEO/ Media serbe jehonë plazheve të Shqipërisë: S'mund t’i gjeni askund në Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In