Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme.
Në lidhje me këtë gazetari Eni Ferhati tha se Rrumbullaku është shoqëruar dhe nga oficerë të policisë pasi ka pasur informacione që në seancën që do të mbahet sot Berishën dhe Malltezin, për çështjen “Partizani” mund të ketë dhe mbështetës të liderit demokrat.
Më tej ai theksoi se Oficerët e policisë gjyqësore të ngarkuar me detyrën e ekzekutimit të masës së sigurisë për Berishën nuk kanë arritur të kenë një kontakte të drejtpërdrejt me këtë të fundit.
“Masat janë marrë pasi mund të ketë pasur informacione që në kërë seancë mund të ketë dhe mbështetës të Berishës. Por deri në këto momente nuk ka pasur asnjë simpatizant, ndërkohë që ende nuk kanë ardhur avokatët e Berishës. Oficerët e policisë gjyqësore të ngarkuar me detyrën e ekzekutimit të kësaj mase sigurie nuk kanë arritur të kenë një kontakte të drejtpërdrejt me Berishën”-tha ai.
/f.s