• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrugët/ Qeveria planifikon 1.7 miliardë euro, ja akset që përfundojnë brenda 2021

by Java News
30/10/2018 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas gati pesë vjetëve “frenim”, në Projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, që paraqet prognozën deri në fund të mandatit të Ekzekutivit “Rama 2”, pra deri në vitin 2021, vihet re një kthim i vëmendjes drejt infrastrukturës rrugore. Për rrugët në tre vitet e ardhshëm planifikohet të financohen 213 miliardë lekë fonde, ose 1.7 miliardë euro. Kjo është një shifër jashtëzakonisht e lartë, por duhet të mbahet parasysh se vetëm 445 milionë euro do të financohen direkt nga shteti. Kurse 1.23 miliardë euro rrugë do të ndërtohen me financimin e kompanive koncesionare, ku shteti do të kontribuojë më pas në një masë të caktuar.

Në periudhën afatmesme 2019-2021 synohet përfundimi i pesë akseve rrugore nacionale: Rruga e Arbrit, Thumanë–Vorë–Kashar, Kashar–Rrogozhinë; Milot–Balldren; Orikum–Dukat, nëpërmjet partneritetit publik-privat, në kuadër të programit “1 Miliard” të rrugëve.

Nga ana tjetër, do të vijojë financimi për akset rrugore Kardhiq–Delvinë, lotet 4,5,6,7 e 8; Fushë Krujë-Milot-Morinë; Qafë Thanë-Lin-Pogradec; Unaza Verilindore e Tiranës; Unaza E Tiranës, Pallati me Shigjeta Rrethrrotullimi Shqiponja; Rikualifikimi i Akseve Rrugore, Unaza Lindore Loti 2 Dhe Loti 3; By Pass Tepelenë e By Pass Shkodër, tuneli në Kardhiq-Delvinë.

Edhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me fondet e veta prej 200 milionë eurosh, në këto tre vite do të vijojë projekte të tilla si Qafë Plloçë-Pogradec, Harku i Bërdicës-Velipojë, bregdeti Vlorë, Durrës, qendra Fier, etj.

Ndërkohë, do të përdoren fonde për rritje të sigurisë rrugore në të gjitha akset kombëtare ku synohet ulja e numrit të aksidenteve me pasojë humbje jetë njerëzish dhe numri i pikave të zeza me 23%, sipas Strategjisë Kombëtare të Transportit.

Një fond i veçantë do të shkojë edhe në dispozicion të studimeve dhe projekteve për rrugët, ku spikat studimi për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës, një studim i zgjeruar për shumë nga urat kryesore aktuale, akse në Skrapar-Gramsh, Gjirokastër-Zagori, lotin e fundit verior të Unazës së Madhe të Tiranës, etj./Shqiptarja

Next Post
Në mes të fshatit duke qëlluar mbi policinë, del VIDEO e ‘luftës’ me Kaçifan

Nëna e ekstremistit të vrarë: Pres të vijë Tsipras në Bularat!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
Arsimi dhe shëndetësia serbe në Kosovë, ambasadori i BE: Duhet të zgjidhet me dialog, është çështje e ndërlikuar

Arsimi dhe shëndetësia serbe në Kosovë, ambasadori i BE: Duhet të zgjidhet me dialog, është çështje e ndërlikuar

March 21, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In