• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrugët pa krye, me Berishën në krye

by Mero Baze
22/09/2021 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Të gjithë kritikët e ashpër të Partisë Demokratike në vite, përfshi dhe mua, kanë pasur vetëm një problem me lidershipin e Lulzim Bashës pas vitit 2013. Problemi ishte se Lulzim Basha konsiderohej gjerësisht si një kukull e Sali Berishës. Dhe ishte i tillë. Ishte i tillë në praktikat e punës si vepronte, në mënyrën si merrte mbështetjen e Sali Berishës për të shkelur rregullat e brendshme në PD, si eliminonte kundërshtarët e tij e gjithçka tjetër.

Ai ishte aq i identifikuar si një i emëruar i Berishës në krye të PD, sa siç e përshkruante kryetari i një partie simotër e PD në PPE, “ai edhe kur vjen në mbledhjet e PPE, ka një buzëqeshje të pafajshme, si ata që vijnë me vonesë në një mbledhje, dhe të kërkojnë ndjesë se ka ardhur në vend të atij tjetrit”.

Dhe kjo ishte arsyeja përse PD nuk arriti të bëhet parti fituese. Nuk arriti pasi shqiptarët nuk e kanë parë kurrë Lulzim Bashën si njeriun të cilin duhet të votonin, por si një të deleguar të Berishës, që t’i dërgoje votën me postë Sali Berishës.

Kjo ka qenë krye-arsyeja përse Lulzim Basha nuk fitoi kurrë. Arsyeja ishte pikërisht identifikimi i tij si kukull e Sali Berishës. Nuk është e sigurtë se sa do të fitonte po të ishte identifikuar si një lider i pavarur i PD, por është e sigurtë se si një i deleguar i Sali Berishës, secili në krye të asaj partie do të humbasë.

Tani që Sali Berisha ka nxjerr shpatën dhe Lulzim Basha mburojën, partia është ndarë mes të dyve, dhe ithtaret e Sali Berishës, të cilët janë më shumë në shtyp se sa në parti, po mbrojnë tezën se Sali Berisha duhet përdorur sa të heqë Lulzim Bashën dhe të vendosë një kryetar tjetër.

Pra teza e tyre është, që meqë Lulzim Basha bëri herezi dhe nuk vazhdoi të jetë më kukull, tani duhet të shkatërrojmë PD, derisa Doktori të gjejë një kukull tjetër që të jetë i qetë.

Kjo tregon se në PD po bëhet betejë për të ruajtur sëmundjen e saj dhe jo për të luftuar që ajo të shërohet. Dhe kjo mund të jetë e vetmja parti politike në botë, që pasi identifikohet problemi, partia ngrihet në këmbë, jo për të zgjidhur problemin, por për ta përsëritur problemin.

Beteja e madhe e berishistëve që të heqin Lulzim Bashën për të vënë një kukull tjetër, meqë ky doli nga rreshti e nuk është më kukull, është beteja më haxhiqamiliste e historisë politike të Shqipërisë, është një “dumbabizëm” i ri i shekullit të 21, i papërfytyrueshëm për çdo mendje normale të një qytetari shqiptar.

Kjo është beteja më regresive që shtypi, intelektualë, dhe veprimtarë politikë janë angazhuar ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Është shumë më dinjitoze të angazhohesh të rikthesh Sali Berishën fizikisht në krye të PD, dhe ai të marrë përgjegjësitë e tij, për humbjet apo fitoret, se sa një kukull të re të tij, e cila merr përgjegjësi jo kur humb në zgjedhje, duke tradhtuar shpresat e elektoratit, por vetëm kur tradhton Sali Berishën.

Ky është një sanksionim i përdorimit të Partisë Demokratike vetëm për hallet e Sali Berishës dhe një barbarizëm intelektual i atyre që pretendojnë se po ndihmojnë Partinë Demokratike të ndryshojë. Kjo është betejë që PD të mos ndryshojë, që këneta e Sali Berishës të ruhet, që PD të përdoret si repart taliban kundër SHBA, dhe mbi të gjitha, që të mos ketë asnjë shans të fitojë ndonjë herë zgjedhjet me një kukull të re të Sali Berishës, tani dhe anti-amerikane.

Në këto raste është më mirë të rikthejnë Sali Berishën, se së paku kanë në krye origjinalin, s’kanë pse prodhojnë një fotokopje të tij, që larg qoftë dhe mund ta tradhtojë prapë dikur, ende pa vdekur.

Next Post
“Më tha të hiqja të gjitha rrobat e filloi të më përkëdhelte”/ Profesori akuzohet nga studentet për ngacmime seksuale

“Më tha të hiqja të gjitha rrobat e filloi të më përkëdhelte”/ Profesori akuzohet nga studentet për ngacmime seksuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Skenarët kaotikë për të ndalur rritjen e çmimit të karburantit

March 24, 2026
Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

March 24, 2026
Faleminderit BARRIKADA!

Faleminderit BARRIKADA!

March 24, 2026
Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

March 24, 2026

A po tenton Berisha të zëvëndësojë Çim Pekën me Babaramën në Syri Tv?

March 24, 2026
Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

“SPAK po bën një punë të shkëlqyer”, Komisionerja për Zgjerim e BE komenton hetimet e Prokurorisë së Posaçme

March 24, 2026
BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

March 24, 2026
Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

March 24, 2026
ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

March 24, 2026
Zyrat e bankës Edmond de Rothschild bastisen nga policia, shkak hetimet mbi diplomatin francez, mik me Epstein

Zyrat e bankës Edmond de Rothschild bastisen nga policia, shkak hetimet mbi diplomatin francez, mik me Epstein

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In