• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

by E S
21/02/2026 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata është kthyer në kaos mbrëmjen e kësaj të shtune pas radhëve kilometrike të krijuara fillimisht si pasojë e bllokimit të aksit Librazhd-Pogradec, ku ka patur rrëshqitje dherash, e më pas edhe bllokimit të rrugës alternative Moglicë-Lozhan.

Një grua e mbetur e bllokuar në Maliq për orë të tëra ndërsa tentonte të kthehej për në Tiranë ka humbur ndjenjat pas një përplasjeje verbale me efektivët e policisë, të cilëve po u kërkonte llogari.

“Çfarë është kjo?! Nuk e dimë çfarë bëhet. Dua të vete në Tiranë nuk vete dot, më thanë ik në Gramsh, më kthyen. Atje më thanë ik! Ku të vete?!”, dëgjohet të thotë zonja në një video të publikuar në media.

Një punonjës policie i kërkon zonjës të qetësohet por ajo ia kthen “Nuk mundem!” dhe humb ndenjat.

Ndërkohë një tjetër qytetar shprehet: “U kthyem nga rruga, sot ka qenë një katastrofë e vërtetë. U kthyem nga Qukësi, policia na tha ndiqni rrugën për në Lozhan, aty është bllokuar. Tani s’dimë nga të ikim. Unë në orën 13:00 kam qenë në Qukës, tani po shkon ora 19:00.” Pas këtyre fjalëve, ai shtoi se nuk e kishte idenë se kur do ta kalonte natën.

Në segmentin Maliq-Gramsh siç vihet re në pamjet në foto janë krijuar radhë kilometrike prej disa orësh këtë të shtunë, kryesisht në drejtimin e automjeteve që lëvizin nga Korça drejt Tiranës.

Për shkak trafikut të rënduar ne aksin Maliq-Moglicë, policia nuk lejon për momentin lëvizjen e mjeteve nga Maliqi drejt Lozhanit. Pritet të normalizohet qarkullimi në segmentin e bllokuar nga një trajler, që më pas të lejohet lëvizja e mjeteve të vogla drejt Lozhanit dhe Gramshit.

Mesditën e sotme ARRSH njoftoi se kishte ndaluar qarkullimin e të gjitha makinave në segmentin Librazhd-Pogradec, për arsye sigurie pas vlerësimit në terren të gjendjes në vendin e quajtur Arrat e Gurrës ku ka patur rrëshqitje dherash. Megjithatë, u caktua si rrugë alternative aksi Maliq-Lozhan-Moglicë-Elbasan dhe anasjelltas. Por vetëm për mjetet e vogla.

Pavarësisht kësaj, mjetet e tonazhit të rëndë u lejuan nga policia e Librazhdit të kalojnë dhe si pasojë tre trajlera mbetën të bllokuara, duke paralizuar edhe lëvizjen e mjeteve të tjera.

Segmenti Librazhd-Pogradec kishte krijuar problematika prej disa ditësh për shkak të rrëshqitjes dhe çarjes së rrugës. Sot u ndalua kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusëve, por siç duket kjo masë nuk ishte e mjaftueshme dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi ndalimin e qarkullimit për të gjitha mjetet.

Next Post
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Dalje

Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Dalje

April 10, 2026
Vora votoi elektronikisht/ Numërohet kutia e parë, PS fiton ndjeshëm

Eksperimenti tronditës: Ja sa lehtë mund të manipulohen zgjedhjet me AI

April 10, 2026
U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

April 10, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Si do jetë moti në fundjavë? Meteorologia: Rritje temperaturash të shtunën dhe të dielën

April 10, 2026
VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

April 10, 2026
Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

April 10, 2026
Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

April 10, 2026
Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

April 10, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk është marrëveshja që kemi

April 10, 2026
Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In