• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrugë e re nga kryqëzimi i ish Kombinatit “Josif Pashko” te ish “Uzina Dinamo”, Veliaj: “Kemi hapur 100 kantiere”!

by Java News
14/08/2018 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mijëra familje në zonën e ish Kombinatit “Josif Pashko” kanë sot një rrugë të re. Bashkia e Tiranës vijon punën për përmirësimin e infrastrukturës në çdo lagje të kryeqytetit, duke mbajtur premtimin për banorët. Investimi ishte premtuar që në vitin 2013 nga administrata e kaluar, por përfundoi falë ndërhyrjes nga Bashkia e Tiranës për lirimin e hapësirave nga objektet informale dhe trajtimin me bonus strehimi të familjarëve të cilët prekeshin nga zbatimi i projektit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se edhe në këto ditë gushti, bashkia është në krye të punëve. Ai nënvizoi se pas këtij investimi, kjo zonë pritet të njohë një investim të rëndësishëm nga qeveria për stacionin e ri të trenit të kryeqytetit. “Në Bashkinë e Tiranës kemi një parim: çdo ditë një punë konkrete! Puna konkrete në këtë ditë të nxehtë gushti është ky ‘by-pass’, që lidh disa zona informale, që njihen me emrin ‘shinat e Trenit’. Siç e shihni, shinat e trenit janë këtu dhe presin investimin e radhës të qeverisë, që do sjellë trenin tek Bulevardi i Ri, por ndërkohë që presim trenin, s’duhet të humbasim trenin e investimeve në Tiranë. Kjo është arsyeja pse jemi zhvendosur drejt periferisë”, tha kreu i Bashkisë.

Aktualisht, Bashkia e Tiranës ka rreth 100 kantiere të hapura, ku po punohet për përmirësimin jo vetëm të infrastrukturës rrugore, por edhe për institucionet arsimore dhe sociale të qytetit. “Sot në Tiranë kemi rreth 100 kantiere të hapura. Angazhimi ynë është që derisa njerëzit të kthehen nga pushimet, të përfundojmë shumicën e këtyre kantiereve, sidomos ato që kanë të bëjnë me akset kryesore të rrugëve, unazat e disa rrugë të tjera apo institucionet arsimore, shkollat, kopshtet e çerdhet. Ndaj, do të na shikoni në terren gjatë gjithë muajit gusht. Qeveria vjen me legalizimet, ndërkohë bashkia vjen me infrastrukturë ku sot nuk diskutohet rruga, asfalti e trotuari, por fibra optike, interneti, IPTV. Kjo është mënyra më e mirë se si dikush ‘pashaportizohet’ në Tiranë, vetëm kur ka akses në shërbime si pjesa tjetër e qytetit”, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se falë sakrificës së 1600 punonjësve që janë çdo ditë në terren, qytetarët do të gjejnë një Tiranë edhe më të mirë kur të kthehen nga pushimet. “Mezi pres që ta mbyllim me nder gushtin. Kemi pasur një stinë vere me shumë shi, deri në korrik. Do të thotë që na është ngushtuar dritarja e kohës kur mund të hedhim asfalt e ku mund të bëjmë punë fizike, megjithatë jam i bindur se duke pasur gjithë forcat në terren, do ta bëjmë Tiranën më të mirë”, tha Veliaj .

Ndërhyrja në segmentin midis kryqëzimit ish Kombinati “Josif Pashko” te ish “Uzina Dinamo” ka konsistuar në realizimin e rrjetit të ri të ujësjellës-kanalizimeve, vendosjen e sistemit të ndriçimit, trotuare, gjelbërim dhe vendosjen e plotë të sinjalistikës horizontale dhe vertikale. /ma.me

Next Post
STUDIMI/ Bebet e lindura nga prerjet cezariane rrezikohen nga obeziteti

Shqipëria zhytet në krizë demografike, vijon rënia e lindshmërive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arratisja e Ndocit, reagon Policia e Durrësit: Ndodhi pa mbështetje sigurie shtesë…

Arratisja e Ndocit, reagon Policia e Durrësit: Ndodhi pa mbështetje sigurie shtesë…

January 14, 2026
Edhe dimri vret në Gaza! Muret shemben mbi çadra, vdesin gra e fëmijë

Edhe dimri vret në Gaza! Muret shemben mbi çadra, vdesin gra e fëmijë

January 14, 2026
Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari në Levan

Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari në Levan

January 14, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Ç’punë ka SPAK me mbledhjen e Rithemelimit të PD?

January 14, 2026
Zbardhet dinamika e arratisjes së Altin Ndocit/ Goditi në bark dy efektivët, i shtyu dhe u largua me shpejtësi

EMRAT/ Kush janë 8 zyrtarët e arrestuar pas arratisjes së Ndocit. Mes tyre edhe një grua

January 14, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

“Ditën me aleatët, natën me Ramën”, Hasimja kritika PD-së: Rrezikon izolimin! Nuk është gati për sakrifica reale

January 14, 2026
Arrestohen hajdutët e banesave në Tiranë, zbardhet skema e grabitjes së mijëra eurove

Arrestohen hajdutët e banesave në Tiranë, zbardhet skema e grabitjes së mijëra eurove

January 14, 2026
Vjehrri ka tentuar të varë veten me litar, vëllai i nuses kërcënon dhe Eni Çobanin

“Video duhet hequr nga rrjetet sociale”, Çobani reagon për 3 të miturit në Durrës: Familja…

January 14, 2026
Ndoci ende në arrati! Prangosen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i Policisë dhe Kryeinfermieri

Ndoci ende në arrati! Prangosen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i Policisë dhe Kryeinfermieri

January 14, 2026
‘Trimat vriten nga frikacakë’/ Historia që përloti studion, Stenaldo flet për vrasjen e babait në 1997 dhe…

‘Trimat vriten nga frikacakë’/ Historia që përloti studion, Stenaldo flet për vrasjen e babait në 1997 dhe…

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In