Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ pa afat për ish-drejtorin e ARRSH, Dashamir Xhika dhe Albens Aliten me Aksel Qurdukën, dy ish-drejtuesit e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.
Janë nëntë shkelje të cilat auditi i Ministrisë i ka gjetur, të cilat u raportuan një ditë më parë nga Report Tv. Dje ishte ministri Gjinkuri, kreu i institucionit që ka bërë kallëzim penal i cili dha detaje nga auditi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Dëmi i përllogaritur nga Prokuroria për abuzimet me tenderët dhe amendimet e kontratave me kontraktorët shkon në 53 milionë dollarë. Ndërkohë, Dashamir Xhika kërkon ndryshimin e masës së sigurisë arrest me burg, duke kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit.
MA.ME