• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rruga Thumanë-Kashar si suksesi i parë i koncesioneve private në Shqipëri

by Mero Baze
29/06/2024 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Segmenti rrugor nga Thumana në Kashar hapet ditën e dielë, duke hequr makthin e qindra mijëra pushuesve që vijnë nga Kosova apo atyre që duan të shkojnë në plazhet e Lezhës e Velipojës këtë verë.

Rruga e cila prej së dielës bëhet për 10 minuta, gjatë verës ndodh të zgjaste dhe një orë e gjysmë.

Por e reja e këtij investimi nuk është lehtësia që sjell çdo rrugë e re, por suksesi i një investimi privat.

Për të gjithë ata që mallkojnë koncesionet, rruga është bërë me koncesion nga një kompani private, “Gener 2”, në kohë rekord, me cilësi racor, dhe me një taksë, që nëse e krahason me atë çfarë harxhon nga rruga e vjetër, është rreth tre herë më lirë.

Ky mund të konsiderohet si investimi i parë i suksesshëm i një kompanie private në infrastrukturën rrugore të Shqipërisë, nga i cili duhet të nxjerrim disa leksione.

Rruga Thumanë - Kashar si suksesi i parë i koncesioneve private

Së pari, koncesionet nuk duhet të jenë qoka politike apo vendime klienteliste, por duhet t’uë jepen kompanive që dëshmojnë aftësi për t’i realizuar ato. Pes vite më parë qeveria i dha një koncesion një kompanie tjetër shqiptare për rrugën e Balldrenit, por pasi i mori letrat nuk arriti të sigurojë financim dhe nuk e ka filluar ende. Kurse kjo rrugë ka nisur para dy vitesh dhe megjithë vonesat e krijuara nga shpronësimet apo protestat e banorëve që nuk donin t’u kalonte në tokat e tyre, arriti ta përfundojë në një kohë rekord. Ky është një standard për performancën e kompanive të rrugëve në Shqipëri.

Së dyti, ky është një sinjal që qeveria nuk ka pse harxhon para nga buxheti, për rrugë të cilat ka interes tregu dhe mund të bëhen me lekët e privatëve. Qeveria në vend të këtyre rrugëve mund të investojë në rrugë pa interes ekonomik të momentit, por që ndihmojnë zhvillimin e vendit duke përmbushur misionin e saj.

Kështu zgjerimi i autostradës Tiranë- Durrës, mund të zhvillohet në këtë model, pa pasur nevojë të prokurohet me paratë e shtetit, e më pas t’u jepet kompanive private të menaxhojnë paratë e harxhuara një herë nga buxheti i shtetit. Çdo rrugë me interes të lartë ekonomik mund të jetë një koncesion i suksesshëm, pasi tregu ka operatorë të aftë të marrin përsipër.

Së fundmi, lajmi i mirë është që bankat besojnë tek performanca e kompanive dhe kanë marrë guximin të financojnë një projekt tërësisht privat.

Ndryshe nga PPP, shumica e të cilave kanë ngecur në “të panjohurat” që kanë dalë rrugëve, për shkak se në finale është qeveria që garanton financimin e tyre në kohë, koncesioni është edhe një standard i efektivitetit të një kompanie, pasi bankat nuk t’i japin lekët aq lehtë sa mund të t’i japë qeveria, nëse lobon apo ke njohje me të.

Tek ky koncesion qeveria është vetëm garantuese tek bankat për një nivel të ulët të trafikut për arsye madhore, çka nuk ka për të ndodhur.

Dhe fakti që ne kemi tani një treg të ri për koncesione në rrugë, që financohen nga bankat, është një tregues i një standardi të ri zhvillimi, dhe një siguri më shumë për nivelin e kompanive të ndërtimit që arrijnë t’i bindin bankat në planet e biznesit të tyre.

Për këtë arsye sot, qeveria më shumë se sa duhet të lavdërohet për punën shumë cilësore të kompanisë, ka të drejtë të krenohet që ka prodhuar një treg të lirë në industrinë e ndërtimit të rrugëve, treg i cili mund ta zgjidhë më shpejt, më mirë dhe më lirë historinë e ngërçit të disa akseve qendrore të Shqipërisë, që kanë vite që kanë mbetur rrugëve.

Next Post
FOTO/ The Times: Putin në luftë spiunazhi me Evropën me vrasje, komplote e kaos

FOTO/ The Times: Putin në luftë spiunazhi me Evropën me vrasje, komplote e kaos

Comments 5

  1. petrit says:
    1 year ago

    E sakte Mero, ky eshte roli i qeverise qe te garantoje nje sistem eficient te funksionoje pa arxhuar nje qinsarke nga fondet publike dhe jo te dal sikur edhe ndertimin e ka kyer ajo. Eshte me shume per tu mburur me metoden e zgjedhur sesa cilesine e ndertimit.

    Reply
  2. Anonymous says:
    1 year ago

    Lepirs

    Reply
  3. Ai qe te qi fisin says:
    1 year ago

    O ropsh kjo rrug esht ber me lekt e taksapaguesve dhe gener 2 nuk ka harxhu koker leku vetem do na zhvate por ju duheni qi ropsh duke fillu nga ma i madhi,ti e deri tepatronazhisti me i rendomt duke mos perjashtuar edhe partit e tjera

    Reply
  4. Anonymous says:
    1 year ago

    Toka do shpronesuar

    Reply
  5. Anonymous says:
    1 year ago

    Per transparence, a mund ta beni publike kontraten e koncesioni

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vlora e mbushur me turistë edhe në dimër: Na pëlqen shumë arkitektura dhe historia e këtij vendi

Vlora e mbushur me turistë edhe në dimër: Na pëlqen shumë arkitektura dhe historia e këtij vendi

December 7, 2025
Policia e Shtetit bën bilancin për nëntorin: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

Policia e Shtetit bën bilancin për nëntorin: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

December 7, 2025
Skandali me librat e gjeografisë në Maqedoninë e Veriut, aleatët e Kurtit lejojnë që Kosova të quhet “Metohi”

Skandali me librat e gjeografisë në Maqedoninë e Veriut, aleatët e Kurtit lejojnë që Kosova të quhet “Metohi”

December 7, 2025
Policia Rrugore shton kontrollet, 136 gjoba për parakalime të rrezikshme brenda 48 orësh

Policia Rrugore shton kontrollet, 136 gjoba për parakalime të rrezikshme brenda 48 orësh

December 7, 2025
Frika për ndikimin e huaj në informacion, në ‘lupë’ çdo lek që futet nga jashtë në media

Frika për ndikimin e huaj në informacion, në ‘lupë’ çdo lek që futet nga jashtë në media

December 7, 2025
Ura e Matit, drejt hapjes/ 60 për qind e punimeve të rikonstruksionit, tashmë të përfunduara

Ura e Matit, drejt hapjes/ 60 për qind e punimeve të rikonstruksionit, tashmë të përfunduara

December 7, 2025
Ish-shefi i sigurisë: Fuqitë armike po dërgojnë spiunë në universitetet e Perëndimit

Ish-shefi i sigurisë: Fuqitë armike po dërgojnë spiunë në universitetet e Perëndimit

December 7, 2025
Rreth 3.700 nxënës më pak se një vit më parë, rrezikohet mbyllja e disa shkollave në Korçë

Në sitë 4163 drejtues shkollash/ Drejtuesit pa certifikim nuk do të jenë më në krye të institucioneve arsimore

December 7, 2025
Plagosja me armë zjarri në Berat, Fabjel Toska niset me urgjencë drejt Traumës në gjendje të rëndë

Plagosja me armë zjarri në Berat, Fabjel Toska niset me urgjencë drejt Traumës në gjendje të rëndë

December 7, 2025
Kush është Taulant Toma, i arratisur 4 herë nga bugjet italiane me pseudonimin ‘UFO’

Kush është Taulant Toma, i arratisur 4 herë nga bugjet italiane me pseudonimin ‘UFO’

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In