• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

PROJEKTI / Rruga Fier-Seman do të lidhë 20 fshatra

by A R
09/06/2018 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projekti i rrugës Fier-Seman është një investim ambicioz do të krijojë kushtet e nevojshme për një lëvizshmëri me standarde të larta të banorëve të Fierit, turistëve vendas e të huaj në plazhet e Semanit, Darëzezës, si edhe në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, deklaroi Drejtori Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit është Benet Beci.

Duke folur për programin kombëtarë “Rrugët lidhëse rajonale dhe lokale” , Beci tha se kemi filluar realizimin e një programi të rëndësishëm investimesh në mbarë vendin i quajtur “Rrugët lidhëse rajonale dhe lokale” dhe financohet nga qeveria shqiptare me mbështetjen e Bankës Botërore,

Në vijim të fjalës së tij Beci tha se nga ky program kane filluar procedurat për ndërtimin e rrugës Fier – Seman.

“Projekti parashikon rikonstruksionin e këtij aksi shumë të rëndësishëm për turizmin bregdetar dhe agroturizmin në qarkun e Fierit. Megjithëse është bërë një ndërhyrje e përkohshme (emergjente), për të mos penguar këtë sezon turistik, rruga e re do të ketë standardet me të larta të lëvizshmërisë dhe sigurisë rrugore”.

Po ashtu Beci ka shpjeguar risitë e këtij projekti në shpejtësinë e lëvizjes se qytetarëve dhe përfitimet që kanë ata në jetën e përditshme dhe për të shfrytëzuar bregdetin.

“Pas rehabilitimit koha e udhëtimit nga Fieri për në bregdet do të ulet me së paku në 20 minuta. Rruga kalon nëpër zona me karakteristika të ndryshme prandaj është ndarë në 4 segmente. Segmenti i parë që fillon nga hekurudha në qytet deri në Bypass-in e Fierit i përket një zone shumë të populluar. Segmenti i dytë që fillon nga Bypass-i i deri në Ndërmenas, kalon nëpër disa fshatra te populluar dhe me aktivitet të e dendur bujqëesor. Segmenti i tretë që fillon nga Ndërmenasi deri në Topojë kalon nëpër një zonë më pak të populluar, përgjatë fushave bujqësore. Segmenti i katërt fillon ne Topoje dhe përfundon në bregdet” u shpreh Beci.

Beci shtoi se nëpërmjet këtij investimi i jepet zgjidhje pikave më të nxehta të trafikut, si ai nga Ura e Hoxharës , Topojë, Grykë, Plazhi Seman.

“Ky segment është aq i ngushtë dhe i dëmtuar saqë shkakton vështirësi në shkëmbimin  e automjeteve. Projekti parashikon ndërtimin e një ure të re në Hoxharë”, tha ai.

Duke shpjeguar parametrat e rrugës, Beci tha se në këtë segmentet që kalojnë në zona të banuara parashikohet ndërtimi i trotuareve për kalimtarët dhe masa për disiplinimin e hyrje daljeve të banorëve të zonës.

“Ndërsa përgjatë gjithë gjatësisë parashikohet ndërtimi i një korsie për biçikletat. Do të ndërtohen edhe disa ura të tjera deri në 35m, si dhe do të sistemohen kanalet vaditëse. Në pjesën fundore të tij, projekti i rrugës përshtatet, për të ruajtur pyllin me pisha dhe natyrën pranë plazhit.  Duke pasur parasysh që kjo rrugë kalon nëpër një terren fushor dhe lidh rreth 20 fshatra me prodhim aktivitet të lartë bujqësor, rruga investimi merr një rëndësi të dyfishtë pasi do të lehtësojë aksesin e fermerëve në tregje, por edhe do t’i japë impulse të reja zhvillimit të agro-turizmit në zone”, tha Beci. /b.d

Next Post
Momenti tragjik, del VIDEO sesi Xhaferri e ndoqi Xhuljetën me vrap

Momenti tragjik, del VIDEO sesi Xhaferri e ndoqi Xhuljetën me vrap

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
“Epsteini” ynë

“Epsteini” ynë

February 6, 2026
Nga përndjekja e Zef Brozit, te Sollaku, Ina Rama e Dumani, Lamallari i kujton Berishës sulmet ndaj drejtësisë: Me ligjin 7501 futët Shqipërinë në vëllavrasje

Kush janë 447 personat që do lirohen pas amnistisë? Flet Ministri Lamallari

February 6, 2026
Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

February 6, 2026
Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In