• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut- Kur pasaporta e drejtësisë ngec

by Liridona Beqiri
10/11/2025 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Liridona Beqiri

Në vendet që ëndërrojnë Evropën, drejtësia është pasaporta e parë që kontrollohet. E megjithatë, në Maqedoninë e Veriut, ajo pasaportë ende rezulton e pavlefshme. Raporti i fundit i Komisionit Evropian për vitin 2025 e vë sërish në dritë një realitet të vjetër: drejtësia mbetet e politizuar, korrupsioni i thellë, ndërsa vullneti reformues, vetëm një klishe diplomatike që përsëritet në çdo deklaratë zyrtare.

Në raportet e Bashkimit Evropian, Maqedonia e Veriut gjithmonë e gjen veten “në një nivel të caktuar përgatitjeje”. Një frazë aq e përsëritur, sa tashmë mund të konsiderohet pjesë e identitetit burokratik të vendit.

Në raportin e BE-së, gjuha është e qetë, burokratike, por pas frazave “nuk ka bërë përparim” dhe “mbetet pjesërisht e përgatitur” fshihet një verdikt i qartë: Maqedonia e Veriut ka ngecur. Dhe jo rastësisht. Ndërhyrjet politike në Këshillin Gjyqësor, presioni institucional ndaj gjyqtarëve, mungesa e burimeve, dorëheqjet e imponuara dhe vonesat në lëndët e korrupsionit të nivelit të lartë, të gjitha janë simptomat e një sistemi që i shërben pushtetit, jo drejtësisë.

E ardhmja evropiane nuk do të bllokohet nga mungesa e një neni kushtetues që përmend “bullgarët”, por nga mungesa e një neni të brendshëm në ndërgjegjen politike, ai që thotë se drejtësia s’mund të negociohet.

Ironia elegante e gjithë kësaj situate është se Maqedonia e Veriut nuk po bllokohet vetëm nga Bullgaria, por dhe nga mënyra si e përdor Bullgarinë si arsyetim. Për dy vite rresht, justifikimi “s’kemi konsensus për bullgarët në Kushtetutë” ka shërbyer si mbulesë për mungesën e progresit në fusha ku nuk ka asnjë lidhje me Sofjen, si pavarësia e gjyqësorit, efikasiteti dhe funksionaliteti i prokurorisë.
Kështu, problemi kushtetues është bërë alibi politike për stagnim institucional.

Në analizë taktike, ky është një pozicion i rrezikshëm: një shtet kandidat që përdor çështje identitare si pengesë për reformat e brendshme, në fakt po sinjalizon në Bruksel se ende nuk ka dalë nga faza e pasigurisë politike. Dhe Brukseli, me gjuhën e tij të ftohtë por të qartë, e ka vënë tashmë verdiktin: “North Macedonia should intensify efforts to uphold the rule of law, by safeguarding judicial independence and integrity, and strengthening the fight against corruption” – jo “to intensify debates on identity.”

Në këtë kontekst, çështja e bullgarëve nuk është testi i historisë, por testi i kapacitetit politik: a mund të prodhojë Maqedonia konsensus për diçka që kërkon përgjegjësi, jo emocione?

Në diplomaci, fjalët janë valutë dhe kur një vend kandidat deklaron se nuk ka më besim në garancitë e BE-së, ai në fakt lë të kuptohet se procesi i integrimit po perceptohet si lojë me rregulla të paqarta. Kjo është një gjuhë që rezonon mirë në opinionin e brendshëm, por në Bruksel tingëllon si sinjal alarmi: një partner që nis të dyshojë, është një partner që mund të ngadalësojë reformat.

Kërkesa e Kryeministrit Mickoski për “garanci” është më shumë shprehje e mungesës së besimit sesa pritje reale për siguri ndërkombëtare. BE-ja, në strukturën e saj, nuk ofron garanci politike të këtij lloji, ajo funksionon me mekanizma kushtëzimi, jo me zotime të njëanshme. Kjo e bën pritjen e një garancie formale një gjest simbolik, më shumë për konsum të brendshëm sesa për efikasitet diplomatik. Në këtë kontekst, kërkesa e Kryeministrit Mickoski për “garanci” mund të shihet jo si një refuzim apo shfajësim, por si një përpjekje për të menaxhuar pritshmëritë brenda dhe jashtë vendit. Ai nuk e fsheh faktin se procesi i integrimit evropian kërkon besueshmëri dhe konsensus, dhe kërkimi i një “garancie” është më shumë një strategji simbolike për të treguar se qeveria po ruan interesin kombëtar në negociatat delikate me Brukselin. Por në politikën evropiane, kërkimi për garanci është mënyra më e mençur për të treguar se nuk je më naiv.

Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për vitin 2025 konfirmon një ndarje të qartë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor sa i përket ritmit dhe cilësisë së reformave. Ndërsa Shqipëria përmendet si shembull i përparimit të qëndrueshëm në fushën e sundimit të ligjit, reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit, Maqedonia e Veriut vazhdon të mbetet në një cikël të përsëritur ngecjeje dhe premtimeve të papërmbushura.

Ndërkohë, fqinjët e jugut po festojnë hapjen e klasterëve të rinj. Shqipëria, dikur “nxënësja e zhurmshme e klasës”, tani po përmendet nga Brukseli si shembull i reformës dhe përparimit. Maqedonia, nga ana tjetër, vazhdon të përgatisë “roadmap”-in e radhës – një hartë që duket se shënon çdo drejtim, përveç atij të progresit real.
Në vend të hapjes së kapitujve, po hapim kapituj të rinj justifikimesh.

Në raport thuhet se Shqipëria ka arritur të hapë katër klasterë negociues brenda një viti dhe është në përgatitje për hapjen e të fundit, duke demonstruar përparim në “fundamentals”, veçanërisht në reformën e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit. Kjo e vendos Shqipërinë në rrugë të qartë drejt përfundimit të negociatave deri në vitin 2027, për sa kohë ruhet ritmi i reformave dhe dialogu politik përfshirës.
Në të kundërt, Maqedonia e Veriut përshkruhet në raport si “vetëm pjesërisht e përgatitur” dhe pa asnjë përparim të matshëm në fushat kyçe të sundimit të ligjit. Raporti thekson nevojën për “veprime të shpejta dhe vendimtare” lidhur me kriteret e hapjes së klasterëve, si dhe miratimin e ndryshimeve kushtetuese të kërkuara nga Konkluzionet e Këshillit të BE-së. Këto ndryshime, që synojnë përfshirjen e bullgarëve si pjesë e grupeve etnike të njohura në Kushtetutë, mbeten të pandryshuara duke e bllokuar përparimin institucional të vendit në negociatat për anëtarësim.
Në një plan më të gjerë krahasues, kontrasti midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut tregon se integrimi evropian nuk është vetëm çështje vullneti politik, por edhe e kapaciteteve shtetërore dhe koherencës në zbatimin e reformave. Shqipëria ka arritur të kapitalizojë momentum reformues përmes reformës së thellë në drejtësi dhe forcimit të institucioneve të llogaridhënies (si SPAK), ndërsa Maqedonia e Veriut ka mbetur peng i polarizimit politik, mungesës së konsensusit ndërpartiak dhe tendencave të vazhdueshme për të politizuar gjyqësorin.

Në këtë kontekst, BE-ja i kërkon Shkupit të kalojë nga retorika në rezultate, duke miratuar Kod Penal të ri, përmirësuar ndjekjen e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, dhe forcuar integritetin institucional të organeve të drejtësisë. Përndryshe, vendi rrezikon të mbetet në të njëjtin nivel përgatitjeje, duke humbur besueshmërinë si partner reformues dhe kandidat serioz për anëtarësim. Në pjesën mbi sundimin e ligjit, raporti e përshkruan situatën me diplomaci kirurgjikale: “pavarësia e gjyqësorit mbetet e cënuar”. Përkthyer në gjuhën e përditshme: politika vazhdon të ketë numrin privat të gjykatësve.

Raporti përçon një mesazh të qartë: rruga drejt hapjes së klasterit të parë nuk varet më nga procedurat, por nga vullneti për t’i përmbyllur detyrat e brendshme me integritet dhe konsensus.
Maqedonia e Veriut është në pikën kur nuk mund të kërkojë më mirëkuptim për vonesa, ajo duhet të tregojë besueshmëri politike dhe kapacitet për zbatim, në mënyrë që rrëfimi për “vazhdimin e punës” të mos mbetet metaforë por të kthehet në dëshmi të transformimit real institucional. Në fund, Bashkimi Evropian kërkon jo premtime të reja, por prova të qeta që sundimi i ligjit, integriteti institucional dhe përfshirja kushtetuese të jenë pjesë e praktikës, jo vetëm e dokumenteve të reformës.

Në një Europë që lëviz me ritmin e reformave, Maqedonia e Veriut po udhëton me shpejtësinë e një dokumenti zyrtar në arkiv. Dhe ndërsa fqinjët mbyllin kapituj negociatash, Shkupi ende përpiqet të mbyllë një dosje që ka hapur prej tridhjetë vitesh – atë të besueshmërisë.

*Ditar i një shqiptareje nga Maqedonia e Veriut

Next Post
“Turp, legena”/ Sherr me grushte e shkelma në këshillin bashkiak të Pogradecit, mbërrin policia (VIDEO)

“Turp, legena”/ Sherr me grushte e shkelma në këshillin bashkiak të Pogradecit, mbërrin policia (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga fotot me AI, te hetimet për vizitën në qeli/ Valë teorish konspirative për vdekjen e Jeffrey Epstein

Nga fotot me AI, te hetimet për vizitën në qeli/ Valë teorish konspirative për vdekjen e Jeffrey Epstein

February 7, 2026
Luan Rama i “shkel syrin” mazhorancës?/ Ish-nënkryetari i LSI: PS është shtëpia ime dhe nuk i marr leje askujt se çfarë do bëj

Integriteti dhe autoriteti i Gjykatës Kushtetuese

February 7, 2026
“Fonde të hedhura dëm, nuk po sjell përfitime ekonomike”, Milano proteston kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026

“Fonde të hedhura dëm, nuk po sjell përfitime ekonomike”, Milano proteston kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026

February 7, 2026
“Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!”, akuzat e Berishës nga foltorja në Kamzë

“Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!”, akuzat e Berishës nga foltorja në Kamzë

February 7, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 7, 2026
Bisedimet për paqe Ukrainë-Rusi, Zelensky: Macron kërkon dialog alternativ me Rusinë për t’i dhënë fund luftës

Bisedimet për paqe Ukrainë-Rusi, Zelensky: Macron kërkon dialog alternativ me Rusinë për t’i dhënë fund luftës

February 7, 2026
“Më jep 6.600 € ose do të merzis jetën”/ Kërcënoi e shantazhoi futbollisti, procedohet trajneri nga Kosova

“Më jep 6.600 € ose do të merzis jetën”/ Kërcënoi e shantazhoi futbollisti, procedohet trajneri nga Kosova

February 7, 2026
Pse fjalët e Ulsi Manjës prodhojnë përherë debat publik?

Pse fjalët e Ulsi Manjës prodhojnë përherë debat publik?

February 7, 2026
Familje e re për fëmijët pa kujdes/ Ligji i ri parashikon të krijohen familje kujdestare profesionale

Familje e re për fëmijët pa kujdes/ Ligji i ri parashikon të krijohen familje kujdestare profesionale

February 7, 2026
Berisha me demokratët në Kamëz: Prej 12 vitesh jeni diskriminuar nga pseudokryetari! Të rrëzojmë këtë qeveri

Berisha me demokratët në Kamëz: Prej 12 vitesh jeni diskriminuar nga pseudokryetari! Të rrëzojmë këtë qeveri

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In