• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rruga e vetme e opozitës

by Artur Ajazi
03/01/2023 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

E ndërsa viti i ri 2023 ka hyrë, duket se politika ka mbetur me mendësinë e vitit të shkuar. Edhe orët e fundit të vitit të kaluar, lidershipi i opozitës, u “kacafyt” me qeverinë, paketën e ndihmës së madhe ekonomike dhe financiare që Edi Rama u bëri shqiptarëve, apo edhe me “ndjesën” që kryeministri duhej ti kërkonte shqiptarëve.. Sa mbrapa  dhe sa arkaike ka mbetur misioni i një opozite që merret vetëm me tjetrin dhe jo me vehten. Eshtë në kufinjtë e shpërbërjes dhe humbjeve elektorale, dhe sërish merret me tjetrin.

Eshtë i vetmi motivim që Sali Berisha gjen dhe u jep edhe të vetëve, “të godasim qeverinë, Ramës, ministrat, të nxijmë investimet sepse kështu na besojnë në bazë”. Por edhe kjo e ka një limit. Rruga e vetme e kësaj opozite mbetet, ribashkimi. Por si mund të ribashkohet Alibeaj dhe Berisha, Gazi dhe Muli, Paloka dhe Gështenja, kur ata kanë kontradikta të thella për politikat drejtuese të asaj partie. Si mund të ribashkohen dy grupimet “ndërluftuese” brënda asaj partie, kur Berisha thotë se “jam këtu deri n 2035”, dhe se edhe pas atij viti, ndoshta partia do ti përkasë ndonjë “berishe” tjetër.

Rruga e vetme mbetet ribashkimi i asaj partie që u bë “sallatë” prej unit dhe mitit të një njeriu që nuk pranon largimin, rinovimin, bashkëpunimin, demokratizimin dhe hapjen e saj. Rruga e vetme mbetet ribashkimi por duke u larguar Berisha, gjë e cila nuk ka gjasa të ndodhë edhe për nja 4 mandate të tjera qeverisëse të fituara nga Edi Rama pas 2025. Dhe kjo jo për faj të Alibeajt, por të Berishës. Alibeaj, Gazi apo kushto tjetër në atë grupim politik, janë gati të ulen dhe ‘lidhin besën” për të ribashkuar partinë, por sapo u rishfaqet ish-lideri, stepen, tundohen, dhe largohen.

Dalja e dy grupimeve me kandidatë të veçantë në zgjedhjet e 14 Majit, natyrisht është “vetëvrasja” e pastër politike e shkaktuar nga i vetmi njeri që nuk pranon të largohet Sali Berisha. Ai është i gatshëm të sakrifikojë PD dhe opozitën, vetëm që emri dhe figura e tij, të mbeten të paprekura.

Rruga e vetme e kësaj opozite, mbetet ribashkimi, sfida që duhet fituar nga zërat kundër brënda saj, të cilët mund të rikthejnë në skenën politike rolin e vërtetë të asaj force politike.

Next Post
VIDEO / Meta përkëdhel një mushkë: Simbol i punës, fuqisë dhe fisnikërisë

VIDEO / Meta përkëdhel një mushkë: Simbol i punës, fuqisë dhe fisnikërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

April 6, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In