• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rruga e PD-së së Enkelejd Alibeajt

by Ylli Pata
20/12/2022 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Opozita parlamentare, pra bëhet fjalë Enkelejd Alibeaj, ka një mundësi unike sot në situatën politike aktuale. Të imponojë një reformë zgjedhore, që të sjellë një fuqi politike të shtuar, por edhe besueshmëri për kryetarët e rinj të bashkive në vend.

Më shumë sesa rindarja e bashkive, që mund të jetë edhe legjtime, rregullimi më i rëndësishëm që u kthen qytetarëve fuqinë e tyre elektorale është rikthimi i balotazhit, apo sistemit francez.

Është një sistem që e kanë edhe vende që sot përdorin proporcionalin në zgjedhjet e përgjitshme, si për shembull Kosova, Greqia, apo edhe vende të tjera. Me reformën zgjedhore të vitit 2000, u rrëzua formula e vjetër me dy turne ku kryetar zgjidhet ai që fiton 50% plus 1 votë, e aktualisht mund të zgjidhet kandidati që merr një votë më shumë.

Balotazhi është një sistem që korrekton votën relative, duke dhënë mundësinë që në një raund të dytë, të reflektohet si nga ana sasiore ashtu edhe cilësore në lidhje me kandidatët në garë.

Ka më shumë se një provë, se sistemi me dy turne është disa fish më i drejtë se aktuali. Në vitin 1996 në zgjedhjet e 20 tetorit në qytetin e Shkodrës u paraqiten tre kandidatë për kryetarë bashkie.

Një nga PD, e cila ishte në kulmin e pushtetit, një nga PS, e frustruar nga duna e zgjedhjeve parlamentare të 26 majit të atij viti, e një nga E Djathta e Bashkueme Shkodrane, një formacion politik i krijuar nga partitë e vjetra nacionaliste si Balli Kombëtar dhe Legaliteti.

Dhuna e zgjedhjeve parlamentare bëri që në raundin e parë të zgjedhjeve vendore në Shkodër, të paraqiten një numër i vogël votuesish. Abstenimi ishte mbreti i zgjedhjeve të 20 tetorit në Shkodër.

Në fund, kandidati zyrtar i PD-së nuk arriti të fitojë në raundin e parë, edhe pse u rendit në krye. Kështu që si doli në balotazh me kandidatin e DBSH-së, Bahri Boriçi. Në raundin e parë kishte një numër të vogël votuesish si nga elektorati i majtë, por edhe nga ai i djathtë që nuk e kelqente PD-në.

Dy javë më vonë, pati një dyndje në kutitë e votimit të qytetarëve, pasi panë realisht mundësinë e një ndryshimi. Gjë që ndodhi.

Kurse sistemi aktual me fitoren relative, krijon të gjitha gjasat që kandidatët të kapin atë që quhet maksimumi i faktorëve rilevantë në territory. Gara kthehet në luftë, e në fund nuk kemi një rezultat që afrohet tek vullneti i shumicës së votuesve.

Ky lloj sistemi përdoret kryesisht në demokraci me provë të gjatë pjekurie si ato anglosaksone, ndërkohë që në shumicën e Europës përdoret balotazhi.

Shqipëria e ka nisur dhe krijoi një traditë të mirë. Pasi partitë nuk vinin tek një kandidat që e pëlqen baza e militantëve të thekur, por pjesa e moderuar e elektoratit. E kjo ka frenuar shumë partitë që të ofrojnë “skifterë”. Pasi balotazhi imponon gjithmonë drejt qendrës.

Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt, ka mundësinë që tani të imponojë një ndryshim të tillë, natyrisht duke kërkuar edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve nëpërmjet OSBE-së. Balotazhi, nuk lejon që të kryhen “dirty game” si ajo e 6 marsit, që natyrisht nuk mund të përsëritet.

Por kjo jo vetëm për Shkodrën por për të gjithë bashkitë, ku në një sistem me dy raunde, ka më shumë mundësi për tu afruar tek vullneti i qytetarëve që votojnë dy herë.

Next Post
EULEX-i: Situata e sigurisë në veri të Kosovës shqetësuese dhe e tensionuar!

EULEX-i: Situata e sigurisë në veri të Kosovës shqetësuese dhe e tensionuar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

April 6, 2026
Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

April 6, 2026
Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

April 6, 2026
 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

April 6, 2026
Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

E PLOTË/ Si u sajua kurthi me shtetasin italian që u pagua për të shpifur ndaj Veliajt në 2023 dhe zbulimi i mashtrimit

April 6, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In