• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rruga e mbarë të qoftë Ilir Meta

by Mustafa Nano
27/05/2020 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mustafa Nano

Në monologun e fundit unë bëja thirrje që Rama, Berisha e Meta të largoheshin nga politika. Asnjëri nuk ma vuri veshin. Madje, Meta duket se ka vendosur ta fillojë lojën nga e para, me frymëzime të reja, me entuziazëm të ri, me ideale të reja.

Dhe ideali kryesor i Metës është nacionalizmi, sovranizmi, anti-ambasadorizmi. Tamam-tamam, anti-amerikanizmi. Këtë ideal e ka përqafuar nga halli, jo nga qejfi. E ka si një last-resort.

E ka si të vetmen lëvizje që i ka mbetur. Le t’i lidhim pak kohët e veprimet e personazhit në fjalë. Apo edhe të Berishës. Përpara se të miratohej paketa e ligjeve të reformës në drejtësi, Sali Berisha e Ilir Meta nuk lanë gur pa lëvizur për ta sabotuar atë, për t’ia ndryshuar thelbin, për të minimizuar rolin e ndërkombëtarëve e për të rritur rolin e palëve politike shqiptare në atë reformë.

Në këto përpjekje e sipër u futën në konflikt me ambasadorin amerikan që, në emër të vendit të tij, ishte investuar fuqimisht në këtë reformë. Ky i fundit filloi t’u bënte kërcënime të drejtpërdrejta, madje në një plan diplomatik harbute e të pacipa. Por funksionuan këto kërcënime. Meta e Berisha u tërhoqën. Zunë t’i qurraviten e jargaviten ambasadorit amerikan. Jo vetëm kaq. Ata u detyruan të shkonin në Parlament, bashkë me 140 deputetë të tjerë, për të votuar në favor të një ligji, me të cilin nuk ishin fare dakord.

Ishte shumë poshtëruese. Ishte poshtëruese për ta, por edhe për ne të tjerët. Sepse po shihnim se si njerëz të fuqishëm në Shqipëri, që kishin qenë kryeministra e presidentë, po trajtoheshin si lecka nga një ambasador. Po pse e lanë veten të trajtoheshin ashtu? Sepse ishin të zhytur në gjiriz deri në grykë. Sepse ndërgjegjen e kishin të ndotur. Sepse u ishte mbushur mendja që të huajt dinin për ta gjëra që nuk duhej t’i dinin. Ndiheshin të pambrojtur. Ndiheshin të kërcënuar. Kështu ndihen edhe sot. Dhe çdo lëvizje e aksion publik e bëjnë nën efektin e kësaj frike.

Berisha përcjell mesazhe çdo ditë. Dhe ka vetëm një qëllim: I është mbushur mendja se do ta fusin në burg, i është mbushur mendja se këtë gjë e duan amerikanët, dhe ai kërkon t’i thotë ambasadores amerikane se nuk do ta kenë të lehtë të veprojnë ndaj tij, se ai ka në dorë opozitën, për rrjedhojë ka në dorë stabilitetin e vendit. Berisha po i bie këmbës, që ambasadorja amerikane t’ia vari pak, t’i kërkojë një takim. Por ajo e torturoi. Nuk i ka kërkuar një takim. Dhe gjasat janë që të mos i kërkojë asnjë takim.

Ambasadorja duket sikur ka ardhur në Shqipëri me një listë gjërash që nuk duhet t’i bëjë, dhe një pikë e kësaj liste është: Mos tako Sali Berishën. Dhe kjo është vuajtja e Berishës. Është hera e parë që një ambasador amerikan e shpërfill. Dhe këtë ai e merr si shenjë të fundit të tij.

Ky është edhe halli i Metës. I është fiksuar që amerikanët nuk e duan. Madje, më keq akoma, që e duan në burg. Dhe kështu, ai ka kohë që flet veç për burg. Ose për vdekje. Fillimisht përmendi Allenden, duke lënë të nënkuptohet se do të vrasë veten. Më pas përmendi Vojo Kushin, Avni Rustemin, Isa Boletinin, Mic Sokolin. Para ca ditësh tha se mafia ndërkombëtare ka bërë plan që ta vrasë.

Të vjen keq që Presidenti i Republikës është në këtë gjendje. Por duhet ta kishim pritur që kjo të ndodhte. Ju kujtohet momenti kur Ilir Meta u zgjodh President? Ai ishte i dëshpëruar. Nxinte e sterronte. Dukej sikur po i vinin prangat, në një kohë që sapo e kishin zgjedhur President të Republikës, që është posti e përgjegjësia më e nderuar e republikës së Shqipërisë. Njeriu, kur është në politikë, e ëndërron atë moment, pasi është kurorëzim i një jetë të tërë. Ndërsa atë po e çonin atje me pahir. Nuk donte, por nuk refuzonte dot. Nuk merrej vesh pse nuk refuzonte dot, por fakti është që nuk refuzonte dot. Do kishte bërë mirë të refuzonte.

Do kishte bërë mirë edhe për vete, por edhe për ne të tjerët, pasi nuk do kishim në presidencë që njeri që flet për burgun, për vdekjen, për vetëvrasjen, për mafien ndërkombëtare, për lobe ruse në administratën amerikane, për mbrojtjen e Kosovës e të Shqipërisë prej shteteve të bashkuara të Amerikës. Kjo është rruga ku është futur së fundmi Ilir Meta. Është rruga e mbrojtjes së shqiptarëve prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rrugë e mbarë, Ilir Meta!

Next Post
“Nëse COVID rikthehet sërish s’do ketë nevojë për karantinë”/ Pipero: Virusi ka strukturë gjenetike të qëndrueshme

"Nëse COVID rikthehet sërish s'do ketë nevojë për karantinë"/ Pipero: Virusi ka strukturë gjenetike të qëndrueshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bylykbashi: Kuvendi t’i hapë rrugën SPAK për Ballukun. Çdo vendim tjetër është goditje për integrimin dhe…

Bylykbashi: Kuvendi t’i hapë rrugën SPAK për Ballukun. Çdo vendim tjetër është goditje për integrimin dhe…

March 12, 2026
VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

March 12, 2026
FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

March 12, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Çmimi i naftës rritet mbi 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme ndikojnë tregjet

March 12, 2026
Bylykbashi: 34 mijë personave iu refuzua kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë

Bylykbashi lexon raportin e PD për Ballukun: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

March 12, 2026
Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

March 12, 2026
“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

March 12, 2026
LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

March 12, 2026
“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

March 12, 2026
Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In