• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Rruga e Kombit”/Prokuroria e Kukësit kërkon 11 masa arresti me burg dhe 5 arrest shtëpie për protestuesit

by Java News
03/04/2018 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Media ka siguruar kërkesën e prokurorisë së Kukësit për masat e sigurisë ndaj 23 protestuesve.

Sipas kërkesës Prokuroria kërkon në gjykatë 11 masa arrest me burg, 5 arrest shtëpie dhe shtatë detyrim paraqitje. Prova kryesore e prokurorisë së Kukësit për protestuesit janë pamjet filmike dhe dëshmitë e policëve.

Protesta masive është zhvilluar në fundjavë nga banorët e Kukësit kundër vendosjes së taksës për kalimin e mjeteve në Rrugën e Kombit. Mijëra qytetarë të Kukësit dhe Kosovës kanë kundërshtuar pagesën e përcaktuar nga qeveria dhe koncesioni i mirëmbajtjes së rrugës. Në tubim nuk kanë munguar dhuna dhe përplasja mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Në kërkësën e Prokurorisë thuhet se protesta u zhvillua pa miratimin e lejes nga komisariati i policisë lokale. Gjithashtu Prokuroria e Kukësit akuzon protestuesit për plagosjen e 12 efektivëve të policisë

Policët kanë dëshmuar se janë goditur nga protestuesit të cilët kanë thyer edhe terminalin e pagesave

Në kërkesën e prokurorisë shpjegohet se janë marrë në pyetje 15 efektivë policie

Qytetarët kanë zgjedhur si formë proteste bllokimin e rrugës, ndërkohë që forcat policisë janë mundur t’i largojnë me dhunë nga rruga. Protesta nisi pas publikimit të tarifave. Sipas koncesionit të miratuar me vendim qeverie, çdo mjet autoveturë do të paguajë 10 euro (vajtje-ardhje) në rrugë, ndërsa për mjetet e tonazhit të rëndë pagesa është 20 euro (vajtje-ardhje) në Rrugën e Kombit. Banorët e Kukësit dhe Kosovës janë ata që prekën direkt nga kjo taksë e qeverisë.

Protestuesit janë përplasur me policinë në momentin që kanë tentuar të prishin aparaturat e vendosura për vjeljen e taksës. Protestuesit kanë qëlluar me gur në drejtim të policisë dhe traut ku janë vendosur pikat e kompanisë private.

Protestuesit u përleshën me forcat e policisë, ndërsa më pas, i vunë edhe zjarrin sportelit të vjeljes së taksës. Ata nuk lejuan as ndërhyrjen e zjarrfikëses për shuarjen e flakëve.

Policia u tërhoq në një distancë të konsiderueshme. Protesta ka bllokuar prej gati 2 orësh edhe lëvizjen normale të automjete, duke krijuar radhë që shkojnë deri në 10 kilometra, nga dogana deri në sportel. Ndërkohë banorët deklaruan për mediat se protesta ishte ideuar si paqësore dhe dhuna ka nisur pas provokimit nga ana e policisë.  /Ora News.tv/

Next Post
Pjesët e para të Champions/ Reali ndëshkon Juven, Bayern mban barazimin

Pjesët e para të Champions/ Reali ndëshkon Juven, Bayern mban barazimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

March 24, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

March 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një paralele mes Pollos e Salianjit, përballë Berishës

March 24, 2026
Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

March 24, 2026
Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

March 24, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Skenarët kaotikë për të ndalur rritjen e çmimit të karburantit

March 24, 2026
Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

March 24, 2026
Faleminderit BARRIKADA!

Faleminderit BARRIKADA!

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In