• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rruga e Kombit vazhdon të “gëlltisë” parà nga buxheti i shtetit

by Java News
27/06/2018 21:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rruga e Kombit, megjithëse u kushtoi shqiptarëve 1.3 miliardë dollarë, vijon të marrë parà nga buxheti i shtetit. Gabimet në projektim dhe zbatim, krahas dëmit ekonomik kanë shkaktuar dhjetëra aksidente me pasojë vdekjen.

Rruga nga Kukësi në Morinë parashikonte ndërtimin e 7 veprave, urave dhe viadukteve. Ndërtimi ka filluar në vitin 2006 dhe, megjithëse jemi në qershor të 2018-s, punimet ende nuk kanë përfunduar.

Javët e fundit, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur një tender për rregullimin e këtyre pjesëve. ARRSH-ja ka bërë një studim dhe thotë që rruga është më e ngushtë sesa urat dhe viaduktet.

“Fiks Fare” vëzhgoi këtë segment, ku rezultoi se ka mospërputhje niveli, pasi rruga është më poshtë dhe urat më të larta. Madje, një pjesë e rrugës nga urat te segmenti ekzistues nuk është bërë. Ndërkohë, mospërfundimi i rrugës ka sjellë një seri aksidentesh me pasojë vdekjen.

“Fiksi” siguroi një dokument të tenderit të ri të hapur nga ARRSH-ja, ku ka akorduar rreth 2 miliardë lekë për të lidhur pjesën e viadukteve, pra pjesën e pabërë.

Pas konstatimit të problematikës, “Fiks Fare” iu drejtua me një kërkesë zyrtare Autoritetit Rrugor Shqiptar, duke kërkuar: fondin total për rregullimin e 7 viadukteve; çfarë fondesh po përdoren, buxhetore apo private; si dhe koston totale për rrugën Milot-Kalimash-Kukës-Morinë.

ARRSH-ja ktheu përgjigje, duke thënë se “kanë përfunduar punimet për dublimin e 5 viadukteve dhe janë në proces 2 të tjera. Në segmentin Kukës-Morinë janë konstatuar mospërputhje të kuotave të viadukteve që po dublohen, nga kuota e rrugës e ndërtuar ndër vite”.

Sipas saj, gjerësia e viadukteve është më e madhe sesa e rrugës së zbatuar. Ka keqësim të gjendjes aktuale të shtresave, apo mbushjes së rrugës në hyrje-dalje të viadukteve.

“Ndërtimi i viadukteve që po dublohen kryhet nga fonde të buxhetit, e vlera ndërtimore e tyre është 2 miliardë lekë. Kostoja totale me fondet e buxhetit të shtetit për rrugën Rrëshen-Kalimash, Kukës-Morinë, është rreth 1.1 miliardë dollarë. Segmenti Milot-Rrëshen është ndërtuar me fondet e Bankës Botërore me vlerë 35.5 milionë dollarë. Segmenti Kalimash-Rexhepaj është ndërtuar me Fondet e Bankës Islamike për Zhvillim, me vlerë 53 milionë dollarë”, thotë ARRSH-ja.

Sipas saj, në total kostoja e rrugës shkon në 1.3 miliardë dollarë!

Ndërkohë, “Fiks Fare” pyeti një inxhinier rrugësh. Feti Gjeci tha se ka bërë vite më parë një studim për këtë rrugë, që ka filluar që para viteve ’90. Në lidhje me projektin që është projektuar apo zbatuar, ai thotë se është sabotim. Rruga nuk ka asnjë parametër, ka shumë kthesa dhe pjerrësi të madhe.

“Fiksi” foli edhe me prefektin e Kukësit, i cili pohoi se qeveria është e angazhuar që brenda këtij viti të sheshojë çdo problematikë.

ma.me

Next Post
Brazili bën “samba” kundër Serbisë,  dhe pret biletën për turin tjetër

Brazili bën “samba” kundër Serbisë, dhe pret biletën për turin tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In