• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Rruga e Kombit’, Shkreli me banorët e Kukësit: Po negociohet një formulë preferenciale!

by Java News
13/04/2018 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të konsultimeve me komunitetet lokale për tarifën e Rrugës së Kombit, zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli, zhvilloi bashkëbisedime me banorë në qytetin e Hasit dhe atë të Kukësit.

“Për të mbaruar kjo rrugë, sipas projekteve fillestare të fizibilitetit, duhen 240 deri 260 milionë euro, pasi asnjë njeri nuk e ka bërë azhornimin se çfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve të fundit kur rruga natyrisht mund të ketë degraduar në elementë të rëndësishëm të saj. 260 milionë euro që nuk janë. Borxhi që lahet çdo vit i kësaj rruge, principal plus interesa është rreth 40% e krejt taksës së qarkullimit që mblidhet në rang Shqipërie. Rruga është menaxhuar ashtu siç është menaxhuar dhe ka ardhur me një histori të veten ashtu sikurse ka ardhur. Kjo rrugë duhet mbaruar”, nënvizoi Shkreli.

Sipas Shkrelit, debati që shtrohet aktualisht nuk ka të bëjë më ‘nëse do të ketë apo jo një kalim me pagesë’, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të shpëtuar këtë aset nga degradimi. Ai sqaroi se është duke u negociuar tanimë me kompaninë një formulë preferenciale për komunitetet lokale.

“Ideja këtu nuk shtrohet më që ta bëjmë rrugën me Toll apo pa Toll. Rruga pa Toll do të thotë një rrugë që nuk mirëmbahet dhe gjithë ato miliarda që janë harxhuar do shkojnë drejt degradimit”, u shpreh Shkreli.

Kryebashkiaku i Hasit, Adem Lala, tha se qytetarët e kësaj bashkie nuk janë kundër tarifës, por kërkojnë që ajo të jetë e përballueshme.

“Banorët që jetojnë në Has nuk janë kundër tarifës, por tarifa duhet të jetë e veçantë për ne që e përdorim më shpesh këtë rrugë, duke marrë parasysh gjendjen sociale dhe ekonomike që ka zona. Duhet që tarifa të jetë stimuluese për banorët e zonës sonë”, u shpreh ai.

Në takimin e zhvilluar në Kukës, Safet Gjici u shpreh optimist për gjetjen e një zgjidhjeje për sa i takon lehtësimit të tarifës së komuniteteve lokale.

“Zhvillimin më të madh këtu në Kukës e bën aeroporti. Nuk zhvillohet Kukësi po nuk hapëm aeroportin. Aeroporti për ne është A-ja e zhvillimit të Kukësit. Për sa i përket taksës besoj shumë shpejt qeveria do na japë dhe vendimin për taksën. Kuksianët kanë një kërkesë ekonomike. Janë çuar në protest për kërkesën për taksën e rrugës. Besoj se qeveria, duke negociuar fuqishëm me koncesionarin do të dalë në një zgjidhje shumë të pranueshme dhe në favor të qytetarëve”, insistoi Gjici.

ma.me

Next Post
Vërtetë kemi ndryshuar?

Luftëtarët e miellit ose heroizmi pa ide

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

March 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Tabaku sulmon Marta Kos: Korrupsioni kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve

March 27, 2026
Arsimi profesional/ Gonxhja publikon shifrat: Mbi 4700 nxënës të regjistruar, 11% më shumë se një vit më parë

Nga rritja e vizitave në institucione kulturore tek restaurimet, Gonxhja tregon strategjitë e Ministrisë së Kulturës

March 27, 2026
Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

March 27, 2026
I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

March 27, 2026
VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

March 27, 2026
Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

March 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Mars 2026

March 27, 2026
Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

March 27, 2026
“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In