• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Rruga e Kombit”, Ekonomi: Mirëmbajtja rrit qarkullimin tregtar

by Java News
02/04/2018 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministrja e Ekonomisë, deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi theksoi sot se mirëmbajtja e sistemit rrugor në vend është domosdoshmëri për të shtuar masën tregtare dhe lëvizjen e produkteve për një kohë sa më të shkurtër nga një pikë në një pikë tjetër. Kjo, sipas saj u mbështet edhe nga komuniteti i biznesit sot, i cili e ka të qartë se sa i rëndësishëm është ky proces.

Në një intervistë për mediat, Ekonomi tha se me koncesionarin do të negociohet për ato kompani që kanë një fluks të lartë lëvizjeje përgjatë këtij aksi, ndërsa banorët e zonës do të pajisen me abone.
“Për ata që banojnë në zonën përqark, ata që janë përdorues të shpeshtë të rrugës dhe ata që për një kusht të caktuar social kanë nevojë të lëvizin drejt Tiranës, apo qyteteve të tjera të vendit, kompania do t’i japë 120 mijë euro bashkisë, e cila do të hartojë një skemë për mbështetjen e këtyre kategorive”, deklaroi Ekonomi.

Për të sëmurët, theksoi Ekonomi, kryesisht ata që i nënshtrohen dializës, apo shërbimeve të tjera mjekësore është menduar edhe më parë nga strukturat e qeverisë, si në rastin e transportit drejt qendrave shëndetësore.

“Në këtë rast do të negociohet që transporti të jetë plotësisht i mbështetur nga shteti”, deklaroi Ekonomi.

Deputetja Ekonomi vuri theksin se ka pasur nevojë për më tepër informacion midis qeverisë dhe qytetarëve, edhe pse sipas saj në faqen e ministrisë së Transporteve është hedhur online e gjithë kontrata ku përcaktohet ecuria e procesit.

“Duhet të ishin përdorur edhe disa mjete të tjera zyrtare për të shpërndarë informacion”, deklaroi ajo.

Ekonomi theksoi se tarifa vendoset mbi bazën e përdorimit të rrugës dhe sipas saj, edhe pse është një arterie kryesore nuk ka shumë fluks.

Sipas Ekonomit, rruga ka një fluks të lartë në verë, por në pjesën tjetër të vitit nuk ka fluks lëvizjeje, ndërsa ka shumë nevojë për mirëmbajtjen e saj.

“Është një rrugë që ka kushtuar, ka shumë vepra përgjatë saj dhe është një rrugë që atakohet edhe nga ndryshimet klimaterike pasi është një rrugë me borë, diell, shi dhe ka nevojë për mirëmbajtje”, u shpreh Ekonomi.

Për sa i përket masës së tarifës, Ekonomi tha se është hartuar me ndihmën dhe eksperiencën e ndërkombëtarëve.

Më tej, Ekonomi apeloi opozitën të distancohet nga ata që kanë përdorur dhunë në protestën e së shtunës.

“Ne nuk mund të prekim më pronën publike dhe nuk mund të bëjmë të tilla shkatërrime për gjëra që i ndërtojmë me mund dhe paratë publike. Opozita të mos i mbështesë më, sepse i bën keq të ardhmes së vendit”, deklaroi ish-ministrja Ekonomi.

ma.me

Next Post
FOTOT/ Publikohet emri i aktores e cila kafshoi Beyonce në fytyrë

FOTOT/ Publikohet emri i aktores e cila kafshoi Beyonce në fytyrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In