Rritja e numrit të aksidenteve nuk vjen vetëm si pasojë e pakujdesive të drejtuesve të mjeteve, por edhe nga gjendja e rrugëve në vend.
Drejtuesit e mjeteve që përdorin “Rrugën e Kombit” përballen me rreziqe të shumta për shkak të devijimeve dhe ngushtimeve që ka ky segment.
Televizioni Shqiptar ka kryer një vëzhgim në këtë rrugë, për të cilën edhe Policia e Qarkullimit ka kërkuar nga Autoriteti Rrugor të marrë masat në mënyrë që drejtuesit të mos përfundojnë të përplasur me blloqet e betonit apo të fluturojnë nga lartësi të mëdha./a.m.











