• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rruga e Arbrit nuk ka dobi, Shqipëri-Maqedoni të lidhen përmes Strugës”

by A R
13/11/2017 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Rruga e Arbrit nuk duhet të jetë prioritet as për Qeverinë e Maqedonisë e as për atë të Shqipërisë”. Ky është qëndrimi i ekspertëve pas paralajmërimit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, se do të kërkojë nga homologu i tij Zoran Zaev, që ky aks të ndërtohet si autostradë edhe në Maqedoni.

Profesori universitar, Vullnet Palloshi konsideron se dyja vendet nuk do të kenë dobi të mëdha me këtë aks. Në ditë nëpër këtë rrugë kalojnë më pak se 5000 automjete. Palloshi propozon që fokusi të vendoset në lidhjen moderne me Shqipërinë përmes Strugës. Ndërkohë kryeministri Zaev i pyetur nga Alsat për komentimin e deklaratës së kryeministrit Rama, shkurt u përgjigj.

“Do të shohim çfarë është më ekonomike, më e leverdishme dhe më logjike. Këtë do ta bëjmë…”- ka thënë kryeministri Zoran Zaev për Alsat.

Ekspertët rekomandojnë që qeveria me hapa më të përshpejtuar duhet t’i ndërtojë akset Gostivar – Kërçovë dhe Kërçovë – Ohër pasi pikërisht këto autostrada do të mundësojnë lëvizje të shpejtë të mallrave dhe shërbimeve. Ndërsa, se nuk është në plan që aksi drejt Dibrës të bëhet autostradë, për Alsat M konfirmojë edhe nga ndërmarrja shtetërore për rrugë. Drejtori Zoran Kitanov thotë se të gjitha analizat e deritanishme nuk kanë treguar arsyeshmëri ekonomike. Kitanov shton se ky aks po rehabilitohet, por se nuk do të ndërtohet autostradë.

“Për momentin po rehabilitohet rruga ekzistuese nga Dibra deri në kalimin kufitar Bllato. Në muajin shtator e firmosëm marrëveshjen dhe është zgjedhur edhe realizuesi i punimeve në këtë rrugë”, bëjnë me dije nga Ndërmarrja Shtetërore e Rrugëve.

Për momentin punohet në riparimin e rrugës nga “Boshkov Most” deri në Dibër, pas çka do të vijojë faza e tretë gjegjësisht deri në kalimin kufitar me Shqipërinë. Aksin e ri “Rruga e Arbrit” në suazat e Samitit 100 në Shkup e paralajmëroi kryeministri Edi Rama. Kjo autostradë në Shqipëri ndërtohet me mjete të Bankës Popullore Kineze, ndërsa rruga e re pritet që ta shkurtojë udhëtimin nga Tirana deri në kalimin Bllato në Dibër në vetëm 70 km. /b.d

Next Post
Komisioni i ri për demarkacionin në Kosovë ka gati raportin

Komisioni i ri për demarkacionin në Kosovë ka gati raportin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

March 26, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

March 26, 2026
Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

March 26, 2026
“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

March 26, 2026
Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

March 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Mars 2026

March 26, 2026
Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

March 26, 2026
Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

March 26, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Përtej protestes së Lapajt

March 26, 2026
Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In