• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrokaj: LSI synon të bëhet forcë e parë në vend, koalicionet vendosen sipas platformave

by Java News
03/11/2016 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambiciet e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë që të dalë forcë e parë në vend. Shezai Rrokaj, i cili garon për kreun e ri të LSI, thotë se tashmë kjo forcë politike është pjekur dhe i ka të gjitha mundësitë për të qenë formacion i parë politik në vend.

Duke folur në rubrikën “Opinion” në “News 24”, Rrokaj tha se LSI tashmë duhet të angazhohet për të fituar një pozicion të ri politik, pasi gjatë këtyre viteve ka shënuar një rritje graduale krahasuar me partitë e tjera në vend.

I pyetur nëse LSI do të bëjë koalicione me partitë e tjera për zgjedhjet e përgjithshme të 2017, Rrokaj tha se për këtë vendosin strukturat e partisë. Por sipas tij, është me rëndësi që koalicionet të jenë parazgjedhore, dhe marrëveshja të behet në përputhje me platformat e partive.

“LSI synon të jetë forcë e parë, dhe të shpalosë platformën e saj për qeverisjen e vendit. Çështja e koalicionit padyshim që diskutohet. Për koalicionet do të vendosin strukturat e partisë, por mendimi im është që çdo koalicion eventual duhet të jetë parazgjedhor në kuadër të pikave të marrëveshjes në përputhje me platformat e partive. Ne përpara se të mendojmë se me kë do të bëjmë koalicion, ne duhet të synojmë që të jemi forcë e parë. Mendoj se tashmë momenti ka ardhur. LSI duhet ta bëjë këtë hop, pasi ka një rritje të jashtëzakonshme nga një fushatë elektorale te tjera. Nëse ne e mendojmë diçka, e besojmë dhe punojmë për ta arritur këtë, patjetër që ne i kemi të gjitha premisat, me rritjen graduale më të madhe se çdo parti politike tjetër në vend, ne i kemi premisat për ta arritur këtë”, tha Rrokaj.

Në platformën e tij, Shezai Rrokaj parashikon hapjen e partisë ndaj elektoratit, dhe së dyti thekson rëndësinë e zbatimit të parimit një anëtar një votë.

“Platforma imë filloi me 2-3 pika kryesore. Anëtarësia e ka të domosdoshme të krijojë një marrëdhënie të hapur. Marrëdhëniet politike dhe ato elektorale bëhen një herë në 4 vite, dhe anëtarësia e ka të nevojshëm kontaktin me atë që është në garë. Dhe ndaj një nga pikat e platformës time ka qenë kjo, që mos kujtohemi për qytetarët kur kemi nevojë për votën e tyre, por edhe në rastet kur në emër të tyre duhet të marrim vendimmarrje të caktuara. Së dyti për mua ka rëndësi pjesëmarrja, dhe votimi me parimin n një anëtar një votë. Për mua nuk ka rëndësi kush do të fitojë, por që unë të shpalos mendimet e mia, dhe ato t’i shërbejnë kësaj nisme të madhe politike që ka ndërmarrë LSI. Rivalitetin nuk e shoh si mënyrë se kush rrëzohet dhe kush qëndron në këmbë. Është me rëndësi për mua që mendimet tona t’i shërbejnë të gjithëve”, tha Rrokaj.
BW/d.i.

Next Post
RUSI 2018/ FIFA gjobit FSHF, por ndeshja me Izraelin do të luhet me tifozë

RUSI 2018/ FIFA gjobit FSHF, por ndeshja me Izraelin do të luhet me tifozë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherri në Sarandë, ndalohen 4 të rinj! Në kërkim 19-vjeçari dhe i mituri që qëlluan me armë në ajër

Sherri në Sarandë, ndalohen 4 të rinj! Në kërkim 19-vjeçari dhe i mituri që qëlluan me armë në ajër

March 14, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In