• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rroftë SPAK-u, poshtë SPAK-u

by Artur Ajazi
04/07/2024 13:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ende një pjesë e politikës  shqiptare, mbetet e ndarë në  në dy qëndrime, dhe mes shumë pikëpamjeve  lidhur me funksionimin e sistemit të drejtësisë së re. Arrestimi i ish-ministrit të Shëndetsisë Ilir Beqja dhe financierit të tij, solli reagime të ndryshme mes politikës. E ndërsa opozita u “ekzaltua” duke mbushur faqet e portaleve të saj me tituj si “arrestohet ish-ministri nga SPAK, goditje korrupsionit”, madje nuk munguan deklarata edhe nga eksponentë të saj ku “lëvdohej” prokuroria e posaçme, nga ana e pozitës kishte tjetër qëndrim. Partia Socialiste dhe vetë kryeministrit Edi Rama, e kanë bërë me dije, me kohë, qëndrimin e tyre lidhur me proceset hetimore të SPAK-ut, që kanë në fukus korrupsionin e funksionarëve të lartë. Çdo zyrtar dhe ish-zyrtar i lartë apo i mesëm e qeverisjes, mban përgjegjësi personale për çdo abuzim, shkelje ligjore, apo dhe përvetësim parash publike. Dhe kjo është  logjike  duke patur parasysh se, kush gjendet fajtor, kush  vjedh  paratë e investimeve, paratë e taksapaguesve dhe paratë e BE-së, ka detyrimin të shkojë para drejtësisë pa patur “avokat” mbrojtës as partinë dhe as segmente të politikës. Partia Socialiste, e ka bërë të qartë qysh në fillim se, “çdo ish-ministër, zv.ministër, drejtor drejtorie apo dikush tjetër, që shkel ligjin dhe merret i pandehur, duhet të përballet i vetëm me drejtësinë”.  Kështu ndodh kudo, kështu ndodh edhe tek ne. Por ajo që deri sot po ndodh ndryshe ,(dhe kjo ndoshta jo për fajin e SPAK-ut) mbetet standardi  ndryshe me ish-pushtetarët, me ish-zyrtarët  që sa kishin pushtetin abuzuan, vodhën, dhe vranë  njerëz mes bulevardit. Kjo natyrisht mbetet e papranueshme për këdo që sheh, se si po zhvillohen ngjarjet e mëdha mes politikës dhe organeve të reja të drejtësisë. Poshtë ballkonit, SPAK-u quhet “grup i strukturuar kriminal, bandë kriminale, vasalë të kryeministrit Rama”, etj..etj.. Kurse kur arrestohet ndonjë ish-ministër i mazhorancës që ka vjedhur në bashkëpunim, SPAK-u  “lëvdohet” dhe i thuhet se “po kryen detyrën”. Atëhere cilën opozitë të besojmë ?  Cilën opozitë të quajmë bashkëpunuese  në proceset reformuese që nxit SHBA dhe Bashkimi Europian  në Shqipëri ? Atë që shan, akuzon,  shpif, dhe intimidon SPAK-un, GJKKO-në, apo atë që “fërkon barkun” sa herë ka arrestime nga e majta ?  Eshtë qesharake dhe hipokrite qëndrimi dhe pozicionimi i kësaj opozite, në raport  me misionin e saj, i cili  duhej të ishte mbështetja e strukturave të reja të drejtësisë. Duke dashur ti përdorë arrestimet apo hetimet e SPAK-ut , si argumente false për kredo politike dhe  elektorale, opozita po gabon rëndë. Duke e futur  tinëzisht  dhe qëllimisht në lojën  dhe qëndrimet e  saj politike SPAK-un, opozita  po shkel  hapur kodet  dhe parimet legale të veprimtarisë  saj politike. Në Shqipëri, po ndodh ajo që nuk  kishte ndodhur kurrë në të shkuarën, kur politika i merrte “nën sqetull” ata që kishin vjedhur, kishin vrarë, dhe  kishin grabitur pronat publike, duke abuzuar me mandatin, postin dhe njohjet kryeministrore. Këtu të mos harrojmë 21 Janarin, apo Gërdecin, etj, etj. Zhveshja nga çdo lloj “avokatie” partiake dhe politike e çdo të korruptuari dhe arrestuari  nga SPAK-u, mbetet qëndrimi pa kthim i kryeministrit Rama, duke realizuar kështu premtimin e dhënë, për funksionimin normal  dhe pavarësinë e plotë të sistemit të ri të drejtësisë.

Next Post
Federatë apo sindikatë?

Mediu, thirrje aleatëve: Të ndërgjegjësojmë ndërkombëtarët për një kod të ri zgjedhor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In