• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rrjeti për Zhvillimin Rural mban mbledhjen e parë

by A R
11/03/2016 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konferenca lançuese e Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD), “Përfshirja e Aktorëve Jopublik në Axhendën Kombëtare Rurale”, mblodhi sot më 11 mars 2016, në ambjentet e Hotel Tirana International, përfaqësues të lartë të institucioneve publike qendrore dhe vendore, të shoqërisë civile anembanë vendit, sektorit privat si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe misioneve të huaja në vendin tonë. Qëllimi i mbledhjes së një spektri kaq të gjerë përfaqësuesish e aktorësh ishte mundësimi i sinergjive kombëtare ndërmjet të gjithë aktorëve publik dhe privat që kanë rol në zhvillimin rural për të artikuluar në mënyrë të qartë angazhimin e tyre në avancimin e axhendës së vendit në zhvillimin rural. Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural përfaqëson Rrjetin e fundit kombëtar të krijuar në Ballkan, në valën e zgjerimit të lëvizjeve rurale mbarë-europiane në përpjekje për të siguruar cilësi jetese të përmirësuar të komuniteteve në zonat rurale.

Fjalën e mirëseardhjes e çeli Sotiraq Hroni, në cilësinë e Kryetarit të Bordit të Rrjetit, i cili ndër të tjera ndau me pjesëmarrësit se krijimi i rrjetit përveç se kurorëzon një seri përpjekjesh  të mëparshme, përbën një arritje të rëndësishme të shoqërisë civile shqiptare për të siguruar politikëbërje efektive në zhvillimin rural Hroni, ndau me pjesëmarrësit vizion e Rrjetit dhe premtimet që ky mekanizëm mban në lidhje me përgatitjen e shoqërisë rurale shqiptare në procesin e integrimit drejt praktikave europiane dhe modeleve të zhvillimit rural. Sipas Hronit, në sajë të Rrjetit, në vjeshtë Shqipëria do të presë aktivitetin e rradhës së Rrjetit europian-PREPARE, aktivitet masiv që sjellë së bashku përfaqësues të rrjeteve rurale kombëtare të vendeve anëtare në BE dhe atyre të vendeve ballkanike, si dhe shumë aktorë lokal për qenë më afër problematikës së zhvillimit rural, shkëmbyer eksperienca e përvoja dhe për t’u angazhuar në aktivitete advokuese  për të fuqizuar zërin e komuniteteve vendore. Vitin tjetër, ANRD planifikon të organizojë Parlamentin e parë Rural Shqiptar, në vazhdën e përvojës shumë vjeçare që rrjetet europiane kanë krijuar si një mënyrë për të ndikuar politikëbërjen e zhvillimit rural.

Konferencën e përshendeti zv. Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Aministrimit të Ujërave, Roni Telegrafi, i cili ndër të tjera ndër të tjera tha se krijimi i Rrjetit është pranuar si arritje në axhendën kombëtare rurale, që do të mbështesë aktorët vendore për realizimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor, në mënyrë të veçantë zbatimin e strategjive lokale për Grupet Lokale të Veprimit – LAG dhe Leader+. Ndër të tjera Telegrafi u shpreh se rrjeti do të jetë dallëndyshja e parë e rritjes së kapaciteteve të përfituesve në nivel lokal nga fondet për zhvillimin rural.

Konferencën  e përshëndetën edhe përfaqëues të EUD, Programi i bujqësisë dhe zhvillimit rural si dhe drejtori i Friedrich Ebert Stiftung (FES), Frank Hantke, një nga mbështetësit e parë të ANDR-së si dhe të këtij eventi.

Në vazhdim të Konferencës, folësit sollën çështjen e zhvillimit rural nga perspektiva të ndryshme duke theksuar qasjen ndërsektoriale që zhvillimi rural kërkon. Njohja me axhendën kombëtare të zhvillimit rural, implikimet e zbatimit të saj, rolin e shoqërisë civile, përpjekjet e Qeverisë në avancimin e kësaj axhende, roli i bashkive dhe kapacitet e tyre për zhvillimin rural, incentivat që ofron sektori privat dhe roli i ANRD-së si aktor ndryshimi në zhvillimin rural përbënin çështjet kryesore të prezantimeve dhe diskutimeve.

Në përfundim të Konferencës, u theksua nevoja e fuqizimit të komuniteve vendore dhe forcimit të shoqërisë civile në zonat rurale për të advokuar dhe lobuar çështjet e zhvillimit të komuniteteve rurale si një mënyrë për të nxitur qeverisje më të mirë dhe për të përfituar nga avantazhet që proceset integruese ofrojnë për zhvillimin rural. Në këtë aspekt, ANRD është në pozicionin më të mirë për të promovuar zhvillimin rural të udhëhequr nga komuniteti nëpërmjet advokacisë dhe nismave në hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit të qëndrueshëm rural me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës të komuniteteve rurale në Shqipëri.

Për më shumë informacion rreth ANRD-së dhe Konferencës, ju lutem mos hezitoni të na shkruani në info@anrd.al. Gjithashtu, gjeni bashkelidhur fletepalosjen me informacion rreth veprimtarise se ketij rrjeti.

Next Post

Zbardhet dëshmia/ Çfarë tha në polici mësuesi që rrahu nxënësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In