• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrjeti investigimit: Ja kush janë liderët e korruptuar të Ballkanit

by Lorenc Vangjeli
03/01/2016 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP) – një rrjet i qendrave investigative, mediave dhe gazetarëve – i ka ndarë kryeministrit malazez, Milo Gjukanoviq, një çmim jo shumë të dëshirueshëm për Vitin e Ri.

Sondazhi i tyre vjetor ka nxjerrë fitues kryeministrin jetëgjatë malazez me pak vota më shumë se bashkëshortja dhe fëmijët e presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, për “shpërblimin” e “Personit të Vitit në Krim të Organizuar”.

Një lider tjetër ballkanik, kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski, doli i treti.

“Këtë e shohim si shpërblim për arritje jetësore”, ka thënë redaktori dhe bashkëthemeluesi i OCCRP-së, Drew Sullivan, raporton “EurasiaReview”.

“Askush, përjashtuar presidentin rus, Vladimir Putin, s’e ka drejtuar një shtet të varur kaq shumë në korrupsion, krim të organizuar dhe politika të fëlliqura. Është vërtetë dhe thellësisht i kalbur deri në palcë”, ka thënë Sullivan për regjimin e Gjukanoviqit.

Përgjatë një karriere politike që ka zgjatur pothuajse tre dekada, Gjukanoviq ose ka qenë kryeministër ose president i shtetit.

“Ndonëse ai veten e cilëson si lider progresist e pro-perëndimor, i cili kohën e fundit ndihmoi vendin e tij të anëtarësohet në NATO dhe është në rrugë drejtë anëtarësimit në BE, ai ka ndërtuar një prej kleptokracive më të përkushtuara dhe strehën më të mirë të krimit të organizuar në botë”, vlerëson OCCRP, transmeton Koha.net.

Personi që nominoi Gjukanoviqin këtë vit për këtë shpërblim ka qenë Vanja Çaloviq, drejtore e Rrjetit për Afirmimin e Sektorit të OJQ-ve, MANS, një organizatë e shoqërisë civile.

Duke e quajtur kryeministrin si “diktatori i fundit evropian”, Çaloviq thotë se ai ka “kapur vendin tonë për interesa të veta private dhe e ka kthyer në një strehë të sigurt për kriminelë. Ai, familja dhe miqtë e tij janë pasuruar, kurse populli i rëndomtë vuan nga varfëria, padrejtësia dhe nga paligjshmëria, ndërsa ata që guzojnë të flasin për korrupsionin bëhen caqe të tij”.

Në vendin e dytë të këtij sondazhi janë ranguar bashkëshortja dhe fëmijët e presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev kurse në të tretin kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski.

Për sa i përket kryeministrit Gruevski i cili e ka drejtuar Maqedoninë për nëntë vjet dhe akuzohet për mori aferash korruptive, OCCRP përmend vetëm disa prej tyre.

“Kryeministri maqedonas ka përgjuar partitë politike të opozitës dhe gazetarët, ka persekutuar kundërshtarët politikë dhe ka mbuluar hetimet për vrasje”, thuhet në këtë raport.

Fitues në të kaluarën të këtij sondazhi të OCCRP-së janë presidenti rus, Vladimir Putin, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe Parlamenti i Rumanisë.

OCCRP, e themeluar nga Drew Sullivan dhe Paul Radu më 2006, është një rrjet i përbërë nga 22 organizata për raportime investigative e mbështetur nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur (OSF), Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Qeveria zvicerane, Shoqata Kombëtare për Demokraci (NED) dhe donatorë tjerë.

Next Post

Fotot e para të flluskave të borës të shkrepura më 1904

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”

Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”

March 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Kroacia vendos limit për çmimet e karburanteve!

Lufta në Lindjen e Mesme, Kroacia vendos limit për çmimet e karburanteve!

March 9, 2026
SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

Raporti i SPAK: Janë sekuestruar 503 celularë, mbi 3 mijë persona nën përgjim

March 9, 2026
Ministri: Kina ka pasur përparim në teknologjinë bujqësore dhe ka shtuar furnizimin ushqimor

Ministri: Kina ka pasur përparim në teknologjinë bujqësore dhe ka shtuar furnizimin ushqimor

March 9, 2026
Peshqit braktisin bregun! Lini turistik i derdh ujërat e zeza në Liqenin e Ohrit

Peshqit braktisin bregun! Lini turistik i derdh ujërat e zeza në Liqenin e Ohrit

March 9, 2026
Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

Qëllon me armë dhe arratiset, policia operacion për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë në Shkodër

March 9, 2026
Ndahet nga jeta ish-deputeti Koçi Tahiri

Ndahet nga jeta ish-deputeti Koçi Tahiri

March 9, 2026
6 persona në gjyq për vdekjen e 7-vjeçares shqiptare Anisa Murati! Nuk dinte të notonte, i dhanë byzylykun me ngjyrë të gabuar dhe u mbyt në liqen

6 persona në gjyq për vdekjen e 7-vjeçares shqiptare Anisa Murati! Nuk dinte të notonte, i dhanë byzylykun me ngjyrë të gabuar dhe u mbyt në liqen

March 9, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

March 9, 2026
PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Frrok Çupi: Qëndrimi i Ramës, si burrë shteti

PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Frrok Çupi: Qëndrimi i Ramës, si burrë shteti

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In