• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrjeti i ri shpërndarës i energjisë në Kombinat, Balluku: Tjetër investim që përmirëson cilësinë e furnizimit për qytetarët

by Ardit Rada
29/01/2021 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupet e punës së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë nisur nga puna për zëvendësimin e rrjetit shpërndarës dhe kabinave të vjetra të energjisë elektrike në Kombinat.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga Drejtori Rajonal i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), Klevis Jahja, ndoqi nga afër punimet që po kryhen, ku krahas rrjetit shpërndarës po zëvendësohen edhe kabinat ajrore.

“Pavarësisht gatishmërisë që kemi pasur gjatë javëve të fundit për shkak të situatës së motit të keq, ne kemi vazhduar punën për këtë investim, duke nisur me demontimin e linjave të vjetra. Zona ka kaluar në 20 kV dhe ne jemi në këtë zonë duke hequr komplet rrjetin e vjetër 6 kilovoltsh dhe kabinat shtyllore, të cilat i jepnin zonës një pamje jo shumë të këndshme. Kjo është vetëm një nga pikat. Ne jemi duke vazhduar punën në të gjithë zonën e Kombinatit”, tha drejtori Jahja.

Më tej, ai bëri të ditur se gjatë këtij vitit do të ketë ndërhyrje të ngjashme dhe në zonat e tjera të kryeqytetit ndërsa janë planifikuar edhe një sërë investimesh në disa prej fiderave për të përmirësuar cilësinë e furnizimit në të gjithë zonën e kryeqytetit.

 

 

Ministrja Belinda Balluku e cilësoi ndërhyrjen për zëvendësimin e rrjetit shpërndarës të energjisë si një investim tepër të rëndësishëm sa i takon sigurisë energjetike. Gjithashtu kjo ndërhyrje siguron një furnizim shumë herë më me cilësi për të gjithë banorët e Kombinatit.

“Kërkesës për shërbim sa më cilësor edhe për të pasur energji elektrike të pandërprerë ne i jemi përgjigjur. Me përmbylljen e nënstacionit tw ri, tani ju po ecnin shpejt edhe përsa i përket gjithë zëvendësimit të 6 kilovoltshit me 20 kilovoltsh. Këto kabina ajrore kanë qëndruar në këtë zonë për shumë gjatë. Tashmë largohen duke u zëvendësuar nga 20 kilovoltshi dhe praktikisht edhe pamja nuk ka nevojë që të kesh ekspertizë të fushës, sepse është mjaft e dukshme pse këto kabina duhen zëvendësuar”, deklaroi Balluku.

Po ashtu ky investim i përgjigjet zhvillimit të zonës si rezultat i lëvizjeve demografike, por edhe projektit të rindërtimit që pritet të nisw në Kombinat, pas dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit.

“E gjithë zona e njësisë 6, gjithashtu njësia 14 apo edhe zona e Kasharit, si një grup i përbashkët territorial, përveç faktit që ka pasur një rritje të madhe demografik, duhet theksuar dhe fakti i rindërtimit që kemi në këtë zonë. Kështu që kërkohet edhe nga ana e OSHEE-së, të kemi një vëmendje të shtuar në këtë zonë për t’ju përgjigjur të gjithë projektit të ri dhe planit të ri të urbanistikës që ka Kombinati me mënyrën e duhur dhe me gjithçka që do jetë e nevojshme”, u shpreh Balluku.

Duke u ndalur tek investimet e realizuara në sistemin energjetik, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se falë tyre situata e vwshtirw e motit qw po vijon ende nw zonat veriore tw vendit u menaxhua në mënyrën më të mirë të mundshme duke bërë që dëmet e shkaktuar të ishin minimale.

“Ndryshe nga vitet e tjera, pavarësisht se moti ka qenë më i ashpër, reshjet kanë qenë më të shumta, në këtë dimër ne jemi përballur me më pak avari dhe më pak problematika, për shkak të investimeve të vazhdueshme që kemi bërë në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Janë bërë investime të mirëstudiuara, investime të cilat e kanë treguar, duke filluar nga ky dimër, se kanë qenë seriozisht të nevojshme”, nënvizoi ministrja Balluku.

Për të përballur situatën me motin e keq në gatishmëri janë 1500 punonjës dhe 340 mjete në dispozicion për t’ju përgjigjur çdo avarie dhe për të garantuar furnizim me energji elektrike për të gjithë abonentët./a.p

Next Post
Nga leja për të dalë te bastet online/ Çfarë kërkojnë shqiptarët në internet gjatë ditëve të karantinës

Në zonat pa internet nuk do të ketë “fiskalizim”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe Kabinetin, deputeti: Ndezim motorët për zgjedhjet lokale 2027

March 27, 2026
“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

March 27, 2026
Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

March 27, 2026
Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës

March 27, 2026
Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Instalohet sistemi Real-Time PCR në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Rama: Hap i rëndësishëm për shëndetësinë

March 27, 2026
Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

March 27, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe dëbore gjatë paradites

March 27, 2026
10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In