• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Rrjeti i grave Mesdhetare’, Bushati-Alfano: Kontribut për paqen dhe sigurinë

by Java News
22/09/2017 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati së bashku me homologun e tij Italian, Ministrin e Jashtëm dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Angelino Alfano dhe organizatën e Grave të OKB-së, UN Women, morën pjesë në aktivitetin “Rrjeti i Grave Ndërmjetësuese Mesdhetare – Nga letrat në praktikë”.

Ministrat shfrytëzuan punimet e Asamblesë Parlamentare të OKB-së në New York për të zhvilluar këtë takim, i cili i paraprin lançimit në Romë, në fund të muajit tetor 2017, të Rrjetit Mesdhetar të Grave Ndërmjetësuese.

Ministri i Jashtëm italian, Zv. Presidentja e UN Women, si dhe Këshilltarja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së theksuan rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në proceset e ndërmjetësimit me bindjen se përpjekjet për paqe kërkojnë kontributin e të gjithëve, në mënyrë të veçantë të grave duke pasur parasysh rolin qendror të tyre në familje e shoqëri.

Ata vunë në dukje se partneriteti për paqe përmes rrjeteve të ndryshme të ndërmjetësimit është i domosdoshëm për tejkalimin e sfidave me të cilat po përballet sot bota dhe në veçanti rajoni i Mesdheut.

Folësit parashtruan mënyra konkrete sesi rrjetet e grave ndërmjetësuese do kontribuojnë për paqen dhe sigurinë në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.

Ministri Bushati theksoi mbështetjen e Shqipërisë për krijimin e rrjetit dhe vlerësoi rolin e rëndësishëm që këto rrjete ndërmjetësimi luajnë në disa rajone të botës e ku gratë janë protagoniste.

Në zbatim edhe të rezolutave të KS të OKB-së për forcimin e rolit të grave në shoqëri për zgjidhjen e konflikteve, ministri shqiptar nënvizoi rolin e pazëvendësueshëm që gratë mund të luajnë në përballjen me një sërë sfidash me të cilat ndeshet sot rajoni i Mesdheut.

Duke iu referuar pozitës së gruas në shoqërinë shqiptare, Bushati theksoi se pjesëmarrja e tyre në nivelet drejtuese ka ardhur duke u rritur dhe sot ato përfaqësohen me rreth 30% në parlament, 50 përqind në kabinetin qeveritar, 45% e administratës publike, 25% në pozicionet drejtuese në diplomaci, etj.

Ministri Bushati theksoi se gratë nga Shqipëria do të jenë pjesë e rrjetit dhe do të angazhohen për suksesin e iniciativës.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi një takim me Drejtorin Ekzekutiv të Komitetit Amerikano-Hebre (AJC), David Harris dhe anëtarë të organizatës.

Ministri Bushati informoi mbi përparësitë e qeverisë së re, mbi zhvillimet më të fundit në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit dhe theksoi nevojën e shfrytëzimit të të gjitha rrugëve dhe mundësive për t’i forcuar ato më tej.

“Zgjerimi i marrëdhënieve ekonomiko-tregtare për të inkurajuar praninë e biznesit Izraelit në Shqipëri merr, në këtë kuadër, një rëndësi të dorës së parë”, theksoi Bushati.

Ai bëri gjithashtu një pasqyrë të ecurisë së procesit të integrimit evropian si dhe të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministri Bushati iu përgjigj interesit të të pranishmëve mbi procesin e reformave në Shqipëri, mbi planet për forcimin e arsimit dhe përmendi punën dhe kujdesin që bëhet në mënyrë të vazhduar për ruajtjen e harmonisë dhe forcimin e respektit mes besimeve në vend.

Ai informoi edhe mbi projektet e qeverisë për një bashkëpunim të ngushtë me komunitetet e Diasporës shqiptare dhe shkëmbyen mendime mbi eksperiencën e Izraelit në këtë drejtim.

Përfaqësuesit e AJC, edhe një herë, çmuan rolin e rëndësishëm të popullit shqiptar në shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

a.ç

Next Post
Jolie do të bashkohet me Brad

Jolie do të bashkohet me Brad

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mojtaba Khamenei: Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli të pranojnë humbjen dhe të paguajnë dëmshpërblim

Mojtaba Khamenei: Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli të pranojnë humbjen dhe të paguajnë dëmshpërblim

March 17, 2026
Fundjavë e nxehtë për politikën shqiptare! Pasi ndryshoi gjysmën e kabinetit, Rama pritet të mbledhë sërish socialistët në Asamblenë Kombëtare të PS, opozita organizon protestën e radhës

Fundjavë e nxehtë për politikën shqiptare! Pasi ndryshoi gjysmën e kabinetit, Rama pritet të mbledhë sërish socialistët në Asamblenë Kombëtare të PS, opozita organizon protestën e radhës

March 17, 2026
“E zgjidh me kanun”/ Vjen reagimi i parë nga familja e Rogertit pas deklaratës së babait të Selinës

“E zgjidh me kanun”/ Vjen reagimi i parë nga familja e Rogertit pas deklaratës së babait të Selinës

March 17, 2026
Agjencia e lajmeve opozitare iraniane: 300 anëtarë të milicisë Basij të vrarë në sulmet gjatë natës nga Izraeli

Agjencia e lajmeve opozitare iraniane: 300 anëtarë të milicisë Basij të vrarë në sulmet gjatë natës nga Izraeli

March 17, 2026
Macron: Gjysma e ardhshme e shekullit do të jetë një epokë e armëve bërthamore

Macron: Gjysma e ardhshme e shekullit do të jetë një epokë e armëve bërthamore

March 17, 2026
Kontrabanda e naftës ‘vergine’, vendimi që çoi në pafajësinë e ish drejtuesve të doganës

Nafta me racion/ Britania ndërhyn, do të ofrojë 50 mln paund mbështetje

March 17, 2026
Zgjedhjet në PD, Tritan Shehu: Sali Berisha do të rizgjidhet, mos u lodhni kot

Zgjedhjet në PD, Tritan Shehu: Sali Berisha do të rizgjidhet, mos u lodhni kot

March 17, 2026
Shkelje të barazisë në tendera/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Benet Becit

Shkelje të barazisë në tendera/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Benet Becit

March 17, 2026
Fredi Beleri dështon në Kushtetuese. Gjykata nuk pranon të gjykohet dënimi i tij me burg

Fredi Beleri dështon në Kushtetuese. Gjykata nuk pranon të gjykohet dënimi i tij me burg

March 17, 2026
SPAK dhe ambasadorët të shantazhueshëm nga Berisha

SPAK dhe ambasadorët të shantazhueshëm nga Berisha

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In