• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rrjeti i bossit të fundit të mafies Messina Denaro, arrestohen kunetërit e “kumbarit”

by Java News
19/04/2018 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërmjet tokave në Castelvetrano dhe vreshtave të Mazara del Vallo në Siçili kanë dalë gjurmë që çojnë te transferimi i parave, pusullat, dhe pëshpërimat. Gjurmë të rëndësishme të super të kërkuarit Matteo Messina Denaro, gjurmë të cilat kishin vite që nuk ishin parë më.

Hetimet e koordinuara nga prokurori i Palermos Francesco Lo Voi dhe nga Paolo Guido kanë zbuluar rrjetin e fundit që ka mbrojtur kumbarin trapanez që është shpallur në kërkim që nga vera e vitit 1993, që kur vendosi bombat e mafies në Romë, Milano dhe Firence. Gjatë natës karabinierët, policia dhe Dia ndaluan 21 persona me urdhër të prokurorëve të prokurorisë antimafia të Palermos. Masa e 22-të ka të bëjë me super të kërkuarin, i cili për momentin vazhdon të kërkohet. Ndërkohë kanë rënë në pranga kunetërit e tij Gaspare Como dhe Saro Allegra, bashkëshortët e Bice dhe Giovanna Messina Denaro. Ishin këta kunetër të besuar ata që mbanin në këmbë fijet e makinerisë komplekse të organizuar rreth bossit në kërkim.

Allegra merrej me pjesën financiare, duke përdorur si ndërmjetës një sipërmarrës të sektorit të basteve online tek i cili zor se mund të dyshonte ndokush. Bëhet fjalë për Carlo Cattaneo, që është arrestuar gjithashtu, me akuzën se i ka dorëzuar pako me para klanit të Castelvetranos.

Ka qenë një hetim i ndërlikuar ajo që është zhvilluar nga një front i gjerë hetuesish dhe gjyqtarësh që njohin imtësisht lëvizjet e bossëve. Nga njëra anë merrnin pjesë policët e shërbimit qendror operativ të policisë, të skuadrave lëvizëse të Palermos dhe Trapanit; nga ana tjetër ishin karabinerët e Ros-it dhe të komandës provinciale të Trapanit. Më pas ishin njerëzit e Drejtorisë hetimore të antimafies së Trapanit. Dhe një skuadër e tërë prokurorësh të Palermos: Claudio Camilleri, Gianluca De Leo, Francesca Dessì, Geri Ferrara, Carlo Marzella e Alessia Sinatra.

Gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes janë kryer dhjetëra kontrolle në zemër të provincës siçiliane. Por Messina Denaro vijon të jetë në arrati. “Thotë që ishte në Kalabri dhe është kthyer – thoshte një prej të arrestuarve – kalon këtu dhe njerëzit shkojnë”. Ndoshta tashmë ndodhet larg Siçilisë, ndoshta në Afrikën e Veriut ose në Amerikën e Jugut, ku ka patur gjithnjë shumë mbëhstetje. Ajo që është e sigurt është se ai komunikon ende përmes pusullave, të cilat përcillen nga rrjeti i tij. Dhe adhurohet nga njerëzit e tij: “Është si Padre Pio”, dëgjohet të thuhet në disa përgjime. Ndërkohë që flasin me urrejtje për bashkëpunëtorët e drejtësisë: “E shkriu në acid atë… nuk bëri mirë? Mirë bëri… nëse shiriti është ai… babai i tij përse këndoi?. Fjala është për vogëlushin Giuseppe Di Matteo, i biri i Santinos, bossi i parë që ka rrëfyer prapaskenat e masakrës së Capaci-t. Shajnë edhe babain e tij: “Përse nuk bëre ujdi? Nëse e doje birin tënd… pra je ti që nuk e doje”.

007-a i arrestuar nisi hetimin ndaj Messina Denaro-s

Disa përgjime të tjera konfirmojnë se kumbari i Castelvetranos udhëton shumë. Ndoshta, më 2015-n ishte në provincën e Trapanit. Një i infiltruar ka përgjuar një eksponent të familjes Marsala, Nicolò Sfraga, teksa pëshpëriste: “E tha ai”. “Ai” donte t’i jepte fund përplasjes me klanin e Petrosinos. “E tha ai” se në cilin krah ishte e drejta dhe në cilin gabimi. Dhe të gjithë u bindën. “Të kërkuarit po i çahet k… – thonte më tej Sfraga – pasi Messina Denaro, ndodhet në zonat tona”. Të gjitha përplasjet duhej të ndërpriteshin gjatë qëndrimit të të kërkuarit në Siçili. Më pas, që nga ai dialog, ra sërish heshtja.

Rreziku i luftës së mafies

Këto fragmente përgkjimesh janë një e dhënë e rëndësishme në përpjekje për të rindërtuar misterin e një arratie që zgjat prej shumë kohësh. Por ndërkohë që Prokuroria e Palermos ka urdhëruar masën e arrestit, ekzistonte rreziku që të shpërthente lufta e mafies në Trapani. Më 4 korrik të vitit të kaluar, u vra Giuseppe Marcianò, dhëndërri i bossit të Mazara del Vallo, Pino Burzotta, dhe eksponent i familjes Campobello di Mazara. Hetuesit shkruajnë: “Duke nisur nga 2015-a, shënohet një projekt i ngadaltë për zgjerimin territorial nga ana e familjes mafioze së Campobello-s, që kishte të bënte edhe me territorin e Castelvetranos, që ishte bërë ‘i cënueshëm’ për shkak, në njëfarë mënyre, të mungesës  në atë territor të subjektëve mafiozë të rangut të lartë që janë të lirë, dhe nga ana tjetër nga zgjedhja e Messina Denaro që, pavarësisht arrestimeve të njerëzve të tij të besuar dhe familjarëve të tij më të ngushtë, nuk ka autorizuar vrasje dhe veprime të dhunshme, sikurse priste një pjesë e mirë e popullit mafioz të atyre territoreve”.

Vetë Marcianò ishte ankuar për sjelljen e bossit në kërkim. “Nga ky kontekst tepër i rrezikshëm (mjaft i mundshëm, sikurse mëson historia tragjike e Koza Nostrës dhe që mund të shkaktojë reagime të pamëshirshme ndërmjet palëve, duke i hapur rrugën një gjakderdhjeje të gjatë) – shkruajnë prokurorët – i rrezikut të arratisjes të shfaqur nga disa të hetuar, është bërë e detyrueshme urdhri i ndalimit”.

ma.me

Next Post
Dora me të cilën shkruajmë ndikon shumë te njeriu

Dora me të cilën shkruajmë ndikon shumë te njeriu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme

January 27, 2026
“Na ka marrë malli të shohim një grua shtatzënë”, Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat!

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

January 27, 2026
FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In