Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thërritur një mbledhje urgjente të grupit parlamentar të kësaj force politike në selinë blu.
Burime nga PD thanë për Report Tv se mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00 dhe në fokus do të ketë rrjedhjen e votave një ditë më parë në Kuvend gjatë votimit të fshehtë për zgjedhjen e Gramoz Ruçit.
Sipas rezultatit të votimit, me 80 vota pro Ruçit, të paktën dy deputetë të opozitës kanë votuar për zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit.
Ky moment shërbeu për një sërë akuzash të ashpra brenda demokratëve. /b.d