• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrjedhja e votave në PD pro Ruçit, Salianji mohon debatin me Berishën

by Java News
10/09/2017 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari për aksionin qytetar dhe deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24 ka folur në lidhje me zgjedhjen e Gramoz Ruçit, kryetar parlamenti, dhe debatet që shkaktoi brenda PD-së rrjedhja e votave.

Deputeti tha se demokratët ishin në dy linja për rrjedhjen e votave, atë të manipulimit apo blerjes së votës.

“Në mbledhjen e grupit parlamentar pati shprehje e pakënaqësisë për votimin e djeshëm. Ka pasur dy mbledhje, në të cilën u diskutua për qëndrimet e PD në seancën e nesërme parlamentare. Shqetësimi i anëatërve të grupit parlamentar të PD është manipulimi apo blerja e votës,” tha Salianji.

Ai mohoi që gjatë mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike ditën e sotme të ketë pasur debate, por tha se secili anëtar i grupit parlamentar dha mendimin e tij në lidhje me situatën, raporton BalkanWeb.

“Diskutimet nuk janë të vërteta, por secili nga deputetët ka pasur mendimin personal. Sot ka pasur një qëndrim të të gjithë grupit parlamentar të PD. Sot u mbajtën qëndrimet e plota. PD dënon me ashpërsi atë që ndodhi dje. Erdhi prej manipulimit apo blerjes së votës kjo mbetet për t’u parë. Kush shet votën nuk do të ketë vend në grupin parlamentar të PD. Nëse dikush ka tradhtuar shpirtin e vet, PD do e shohë me prioritet absolut duke marrë masa. Unë mbajta qëndrimin tim direkt dje për manipulim, por qëndrimi i PD sot është më i detajuar duke shtuar dhe mundësinë se mund të jetë blerë vota,” u shpreh ai.

Salianji shtoi se kjo ishte një lojë e pisët e kryeministrit Edi Rama, që kërkon të shmangë vëmendjen nga zgjedhja e Ruçit kryetar Kuvendi.

“Është një lojë nga ana e mazhorancës, lojë e pisët e Ramës që kërkon të shmangë vëemndjen nga zgjedhja e Ruçit kryetar parlamenti. Është shmangur nga vëmendja dhe mungesa e zyrtarëve të huaj,” tha Salianji.

a.ç

 

 

 

Next Post
Rrjedhja e votave, ish-deputetja e PD-së shpërthen ndaj Bashës: Kryetari i shkrirë të përgjigjet

Rrjedhja e votave, ish-deputetja e PD-së shpërthen ndaj Bashës: Kryetari i shkrirë të përgjigjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In