Çmimet e produkteve në Rumani u rritën gjatë muajit shtator, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Indeksi i çmimeve të prodhimit u rrit 19,51 për qind krahasuar me shtatorin e kaluar, pas një rritjeje prej 15,73 për qind në gusht.
Midis grupeve kryesore industriale, çmimet e energjisë u rritën me 45,25 për qind përgjatë një viti. Çmimet e mallrave të konsumit afatgjatë u rritën me 10,09 për qind dhe ato të mallrave të konsumit jo të qëndrueshme u rritën me 6,22 për qind.
Çmimet e mallrave të ndërmjetme dhe ato kapitale janë rritur përkatësisht me 22,38 për qind dhe 7,05 për qind. Në baza mujore, çmimet e prodhimit u rritën me 3,16% në muajin shtator.
/a.r