Kina ka përjetuar një rritje të vizitorëve nga jashtë që nga zbatimi i një politike tranziti 240-orësh pa viza më 17 dhjetor 2024, me 8.885 milionë të huaj që kanë hyrë në vend gjatë tre muajve deri më 17 mars të këtij viti, 34.9 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Vjet Kina e përmirësoi politikën e saj të heqjes së njëanshme të vizave, për të mirëpritur më shumë udhëtarë globalë. Pekini e ka zgjeruar këtë politikë për të përfshirë 38 vende, duke lejuar një qëndrim deri në 30 ditë. Sipas Terminalit të Inspektimit Kufitar të Pekinit, numri i njerëzve që kanë hyrë dhe dalë nga Kina nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Daxing” të Pekinit deri tani këtë vit i ka tejkaluar tashmë 1 milionët, nga të cilët të huajt arritën në rreth 211 000, me një rritje afro 67.9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Në Yunnan të Kinës Jugperëndimore, Mohan-i është bërë një qendër e rëndësishme për turizmin kufitar Kinë-Laos. Grupi i parë turistik pa viza nga vendet e ASEAN-it hyri në Kinë nga pika e kalimit kufitar Kunming-Mohan. Për të lehtësuar shkëmbimin e studentëve, kjo pikë kufitare ka krijuar një mekanizëm komunikimi informacioni me shkollat dhe ka hapur një “kanal të veçantë për studentët ndërkombëtarë”. Në vitin 2024, mbi 2.848 milionë veta nga 117 vende e rajone kaluan nëpërmjet pikës kufitare të Mohan-it.
Në Aeroportin Ndërkombëtar “Taiping” të Harbinit, e vetmja pikë hyrjeje në provincën Heilongjiang të Kinës Verilindore ku zbatohet politika e tranzitit 240-orësh pa viza, kanalet e shpejta u mundësojnë udhëtarëve të përfundojnë procedurat brenda disa sekondash